16 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Arrestohet në Vërmicë personi i kërkuar nga policia për dy vepra penale

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në vendkalimin kufitar në Vërmicë.

A .Q ishte në kërkim nga Policia e Kosovës në Pejë për veprat penale “lendim i lehtë trupor” dhe ” asgjësim apo dëmtim i pronës”.

“I dyshuari së bashku me një të dyshuar tjetër (identiteti i të cilit është i njohur për policinë dhe është në kërkim për arrestim), më datën 16.11.2019 rreth orës 00:50 në një lokal në rr. ‘Aleksandër Moisiu’ në Pejë, kanë sulmuar tre persona të cilëve ju kanë shkaktuar lëndime trupore, me ?’rast viktimat janë dërguar në spitalin rajonal Pejë për tretman mjekësor “- njofton Policia e Kosovës në Pejë përcjellë Klan Kosova.

Hetuesit policor po punojnë për të sqaruar gjitha rrethanat lidhur me rastin e sulmit të zyrtarëve të komunës së Pejës, dhe kapjen e të dyshuarit tjetër, të cilët që nga momenti i kryerjes së veprës ishin ikur nga vendi i incidentit dhe gjendeshin në arrati.

Si pasojë e incidentit viktimes së katërt, i janë shkaktuar vetëm dëme të konsiderushme materiale në lokal ku ka ndodhur rasti. Të gjitha veprimet hetiomore janë duke u koordinuar edhe me prokurorin e shtetit. Ndaj të dyshuarit shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.

Më Shumë

Kurti: Ofruam dy kompromise, opozita s’u tregua e gatshme për marrëveshje

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e partive politike që iu përgjigjën ftesës së tij për takim,...

Elvis Rexhbeçaj do të vazhdojë rrugëtimin e tij me Augsburgun

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj është shumë afër rinovimit të kontratës me Augsburgun. Përkundër ofertave të shumta nga Gjermania dhe disa kampionateve të tjera, Elvis...

Lajmet e Fundit