Arrestohet një aktiviste e VV-së

arrestimi 2Lëvizja Vetëvendosje njofton se Policia e Kosovës ka arrestuar aktivisten Mimoza Abrazhda në Mitrovicë.

Kjo ka ndodhur derisa autobusët me protestues po përgatiteshin niseshin nga Mitrovica, ndërkaq aktivistja Abrazhda po mbante rendin. Policët kanë bërë kontrolle tek protestuesit që pritnin për t’u nisur dhe i kanë bërë shumë pyetje duke e vonuar edhe nisjen e tyre.

“Pas pamundësimit të vendosjes së binës në sheshin “Skënderbeu” Policia e Kosovës konfiskon kamionetën në të cilën gjendej zërimi dhe me të cilën u bëhej thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë.

Gjithashtu, Në hyrje të autostradës Prizren Policia ndalon autobusët me qytetarë dhe i bastisur, pastaj i ka nxjerrë jashtë të gjithë ata që qëndronin në këmbë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Më Shumë

Në datëlindjen e 90-të të ikonës së kinematografisë shqiptare

Nga Fahri Musliu Më 1 Qershor të vitit 1936, u lind në Sarajevë, i mbështjellë me pëlhurë (këmishëz), se ashtu thonë se lindin njerëzit me...

90 vjet më parë u lind Bekim Fehmiu

Ylli i kinematografisë shqiptare, Bekim Fehmiu u lind me 1 qershor 1936 në Sarajevë. Ai studioi në Universitetin e Beogradit për film prej vitit 1956...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit