Arrestohet një femër në Suharekë, i shkoi në shtëpi një mashkulli dhe e ngacmoi

Policia e Kosovës, dje në Suharekë, ka arrestuar një femër si të dyshuar për ngacmim, raporton PrizrenPress.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, e dyshuara i kishte shkuar te shtëpia e viktimës mashkull kosovar të cilin e kishte shqetësuar dhe ngacmuar.

E dyshuara me vendim të gjykatës e ka të ndaluar t’i afrohet viktimës pasi ai ka urdhër mbrojtës.

Policia njofton se e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Lajmet e Fundit