Filloi rregullimi i katër rrugëve në fshatin Mleqan

Në kuadër të rregullimit dhe ndërtimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, në veçanti të infrastrukturës rrugore në fshatra, ka filluar rregullimi i katër rrugëve në fshatin Mleqan. Fillimin e punimeve në këto rrugë e ka parë nga afër drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina.

Drejtori Morina, është njoftuar nga ana e mbikëqyrësit dhe operatorit, me punimet që kanë filluar në këto katër rrugë në fshatin Mleqan.

“Këto rrugë janë planifikime në kuadër të realizimit të projekteve kapitale në infrastrukturën rrugore në vendbanimet e Komunës së Malishevës. Sot jam njoftuar me punimet që janë duke u kryer dhe gjithashtu e kam njoftuar këtë operator dhe ju bëjë me dije të gjithë operatorëve tjerë, se punimet në rrugë duhet të bëhen sipas paramasave dhe nuk lejohet në asnjë mënyrë që  të devijohet nga projekt i paraparë, në asnjë investim”, tha Morina.

Ai bëri të ditur se në fshatin Mleqan, do të rregullohen katër segmente rrugore, me një gjatësi prej 700 metrave, të cilat financohen nga buxheti i Komunës së Malishevës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Zafir Berisha: Nait Hasani mbeti jashtë Kuvendit për shkak të kundërfushatës brenda PDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me moszgjedhjen e Nait Hasanit deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë...

Lajmet e Fundit