3.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Arrestohet një mashtrues në Prizren

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti me datën 31 maj të këtij vitit, dyshohet se ka mashtruar viktimën mashkull, duke i marrë një aparat fotografik në vlerë rreth 1000 euro dhe nuk e ka kthyer.

Sipas policisë, rasti i mashtrimit ka ndodhur në rrugën “Edit Durham” të këtij qyteti, shkruan PrizrenPress.

Pas verifikimit dhe hetimit është konstatuar se i dyshuari ka kryer edhe pesë vepra tjera të mashtrimit.

Njësitet policore kanë konfiskuar sende të ndryshme elektronike që dyshohet se janë përfituar nga veprat e cekura.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara për shkelje të rregullave të komunikacionit ka shqiptuar 2.289 gjoba në...

Vllaznia përmbys Drinin e Bardhë

Vllaznia ka regjistruar fitore në shtëpi ndaj Drini i Bardhë me rezultat 3:1, në një ndeshje ku mysafirët e nisën më mirë. Drini i Bardhë kaloi i...

Lajmet e Fundit