5.3 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Arrestohet një person në Vërmicë, tentoi ta mashtronte policin me 40 euro që motra e tij ta kalonte kufirin

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në vendkalimin kufitar Vërmicë, pasi që i njëjti kishte tentuar t’i japë para policit, në mënyrë që motra e tij të kalojë kufirin.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:25

“PKK Vermicë, 25.03.2021 – 20:25. Me datë, kohë dhe vendin e cekur gjatë kontrollimit të rregullt të dokumenteve për regjistrim në sistemin policor i dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë në dokumentet e tij kishte futur dy kartëmonedha në vlerë të 20 eurove, shuma e përgjithshme 40 euro me qëllim që të kalojë kufirin me motrën e tij e cila e ka të ndaluar hyrjen. Personi është shoqëruar për intervistim dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit kujdestar për Krime të Rënda, është iniciuar vepra penale për Dhënie të Ryshfetit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia njofton se kartëmonedhat në vlerë të 40 eurove janë konfiskuar si dëshmi dhe se bashku me lëndën përcillen në prokurorinë përkatëse.

Policia bën të ditur se me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Alis triumfon në Fest 64 – “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Këngëtari shkodran Alis me këngën “Nan” ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64 të Këngës në RTSH, duke fituar si zemrat e...

Bashkimi triumfon në njërën nga ndeshjet më emocionuese këtë edicion

Në një super ndeshje, dhe njërën nga sfidat më interesante në këtë edicion, Bashkimi fitoi ndaj GO+ Pejës pas dy vazhdimeve, me shifrat 118:119...

Lajmet e Fundit