13.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Duda Balje i reagon Numan Baliqit pasi e akuzoi se babai i saj ka bashkëpunuar me forcat serbe

Deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje ka reaguar sot pas një ditë më parë Numan Baliq e akuzoi se babai i saj ka bashkëpunuar me forcat serbe dhe kanë vrarë shqiptarë.

Balje në një postim në Facebook ka ftuar të gjitha institucionet si Organizatën e veteranëve të UÇK-së, AKI, prokurorin dhe të gjitha institucionet që të bëjnë publike nëse babai i saj ka bërë çfarëdo veprimi.

 

Ajo ka thënë më tej se për pavërtetat për anëtarët e familjes së saj së shpejti do të ballafaqohen në gjykatë.

Lexoni të plotë postimin:

“Çuo Vadis Numan !?

KUR PEDOFILI DHE DHUNUESI GËNJEN !

Numan Baliq, njeriu me moralin më të ultë, politikisht i harxhuar, i mllefosur në sistem shtetëror kurse i inspiruar dhe paguar nga ata që në zgjedhjet e fundit i përkrahi pohon një mori gënjeshtrash të rënda për babain e dikujt. Si të qëndroj indiferente e mos të reagoi dhe të sqaroi disa çështje!

Kur ka filluar fushata e NATO-së, babai im ka qenë i mobilizuar njëkohësisht sikurse edhe mijëra meshkuj nga të gjitha komunitetet nga rrethi i Prizrenit dhe Dragashit. Të gjithë ata kanë marr “obligimet e punës” dhe janë shfrytëzuar për punë fizike: të hapin kanale, përgatisin dhe transportojnë ushqim… Babai im ka marr obligimin e vozitësit dhe ka shpërndarë bukë nëpër qytet.

Të keqpërdorësh sot mobilizimin e dhunshëm të atyre që nuk kishin forcë e ishin të vegjël nga ana e të fuqishmit është e pafytyrë dhe keqdashje. Kjo do të ishte njësojë sikur ti gjykosh ata të cilët nën kërcënimin e të fortit është dashur t’i lëshojnë vatrat e tyre shekullor. Veçanërisht është e papërfillshme kur kjo bëhet me qëllim të përfitimit të poenëve të vegjël politik.

I ftoj të gjitha institucionet tona: Organizatën e veteranëve të UÇK-së, AKI, prokurorin dhe të gjitha institucionet që të bëjnë publike nëse babai im ka bërë çfarëdo veprimi.

Kurse nga ti Numan kërkoj përgjigje në disa pyetje: Si ke shpërndarë armë dhe pse i ke paguar? Pse ju dorëzove Listat organeve nga të cilat dorëzime shumë njerëz përfunduan në burg? Ku ke qenë dhe çfarë ke bërë nga viti 1993 deri në qershor të vitit 1999?

Ty Numan i cili je i njohur botërisht si inatçor i boshnjakëve të rrethit të Prizrenit dhe Dragashit të këshilloi të merresh me vetveten dhe me faktin çfarë prindi i fëmijëve tuaj je. Besoj që së shpejti e din për këtë, që do të aktivizohen edhe dy aktakuza ndaj teje për shkak të dhunës seksuale ndaj të miturave. Ti dikujt ti gjykosh, ti i cili paguhesh nga ata të cilët nuk ja mendojnë të mirën shtetit tonë!?

nga TaboolaRekomanduarMund t’ju interesojnë
Super Tacky Living Room Decor That Should Be Shunned
Dailyforest
Hilarious Guilty Dog Photos That Are Too Funny Not To Share
Oceandraw
See Forex Trading Options
Forex Trading | Search Ads
Sjellja jote dhe kjo forme histerike më shumë flet për ty se sa për ata të cilët vazhdimisht i fyen dhe sulmon. Kurse për të gjitha të pavërtetat për anëtarët e familjes time së shpejti do të ballafaqohemi në gjykatë. Edhe pse kjo për ty asgjë nuk do të thotë, sepse shume shpesh je nëpër gjykata për arsye të shumta kriminale.

Ndryshe, një ditë më parë në Klan Kosova ish ministri i Shëndetësisë dhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Numan Baliq, ka thënë se Duda Balje dhe Emilja Rexhepi nuk mund të përfaqësojnë komunitetin boshnjak në Kosovë.

“Duda Balje është grua që është gorane, jo boshnjake, vajza e Jasmidin Koska, që ka bashkëpunuar me forcat serbe. Ka pas uniformë paraushtarake. Ai ka punuar bashkë me ta dhe në luftë kanë vrarë shqiptarë”, kishte thënë Baliq.

Më Shumë

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vedat Muriqi ka vazhduar shkëlqimin në La Liga, teksa ka realizuar gol në sfidën Cadiz – Mallorca. Vetëm 12 minuta iu deshën sulmuesit kosovar për...

Vjedhje në Suharekë

Një shtëpi  në Suharekë  është vjedhur  nga persona të pa njohur të cilët morën paratë e gatshme dhe stolin e ari, me vlerë të...

Lajmet e Fundit