Arrestohet personi i katërt për tentim grabitjen dhe plagosjen në Prizren

I dyshuari i katërt për grabitjen në Prizren që ndodhi të hënën në mbrëmje është arrestuar sonte.

Këtë e ka konfrimuar Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren. “Me urdhër të gjykatës gjatë bastisjes policia ka arrestuar një person”, ka thënë Osmanollaj.

I dyshuari është me inicalet A.A me banim në Prishtinë. Viti i lindjes 1997, i njëjti dyshohet për të kaluar kriminale.

Nga kjo grabitje kanë mbetur të lënduar pronarët e argjendarisë, babë dhe birë.

Kujtojmë se gjatë javës janë arrestuar edhe dy të dyshuar për këtë grabitje, një nga ta Leotrim Latifi, i konsideruar një nga personat më të rrezikshëm në Kosovë./Klan Kosova

Më Shumë

Në Prizren përmbyllet edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”

Në Prizren është përmbyllur edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”, i mbajtur nga 14 deri më 17 maj, program që mblodhi...

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve me prezantimin e rikonceptimit të ekspozitës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Në ambientet e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës në Prizren, mbrëmë u shënua 18 Maji – Dita Ndërkombëtare e Muzeve, përmes një ngjarjeje kulturore...

Lajmet e Fundit