Arrihet marrëveshje për hapjen e korridoreve humanitare për evakuimin e grave, fëmijëve e të moshuarve në Mariupol

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Irina Vereshchuk, në kanalin e saj në Telegram ka njoftuar se është arritur marrëveshja për hapjen e korridoreve humanitare për evakuimin e grave, fëmijëve dhe të moshuarve në Mariupol.

“Për shkak të situatës katastrofale humanitare në Mariupol, përpjekjet tonat janë fokusuar më shumë atje sot. Kemi arritur marrëveshje për hapjen e korridoreve humanitare për gra, fëmijë e të moshuar”, ka shkruar Vershchuk, transmeton Telegrafi.

Civilëve u janë dhënë instruksione që në ora dy do të shkojnë t’i marrin, dhe se një autokolonë do të lëviz drejt Zaporzhzhia përmes Berdianskut.

E kryetari i Mariupolit, Vadum Boichenko, ka deklaruar se në Mariupol akoma gjenden 100 mijë banorë derisa dhjetëra mijëra tjerë janë vrarë. Ai shpreson se do të arrijë të sigurojë 90 autobusë me të cilët do të evakuoheshin 6 mijë civilë nga qyteti port.

E nënkryetari i Mariupolit, Sergei Orlov, ka thënë për BBC se rusët po përdorin bomba të rënda të cilat kur shpërthejnë dëgjohen deri në 60 kilometra larg Mariupolit. /Telegrafi/

Më Shumë

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Liria dështon në playoff, mbetet edhe një sezon jashtë Superligës

Liria nuk ka arritur të sigurojë rikthimin në elitën e futbollit kosovar, pasi u eliminua në ndeshjen e playoffit nga Dinamo. Skuadra e drejtuar nga...

Lajmet e Fundit