9 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Arsyetohet Muja

Ramadan Muja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, është rrëfyer të enjten para trupit gjykues, për ndërtimin e dy objekteve në pronën komunale të Fabrikës së Çokolldës ”Kamila” dhe shkollës “Mehmet Akif”. Ai iu tregoi gjyqtarëve se nuk është hartues i këtyre dy objekteve.”Nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e këtyre dy objekteve e kam bërë në interes të qytetarëve të Prizrenit,, pasi vetëm në fabrikë janë punësuar 200 punëtorë”, është arsyetuar Muja.

Ai i tha gjyqtarëve se pas largimit të investitorëve,, objektet do t’i mbesin Komunës së Prizrenit.. ”Këto objekte do të mbesin pronë e Komunës dhe do të shfrytëzohen për interes të qytetarëve”.

Ruzhdi Berisha, avokat mbrojtës i Ramadan Mujës ndërkaq është shprehur i sigurt se në këtë rast do të triumfojë drejtësia. “ Edhe drejtorët e tjerë do të dalin të pafajshëm pasi që veprimet e tilla nuk përfaqësojnë elementet të veprës penale”, tha Berisha. /PrizrenPress.com/

Sot rrëfehet Muja 

Në Gjykatën Themelore në Prizren, edhe sot vazhdon gjykimi ndaj kryetarit të Komunës, Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tij. Në këtë seancë gjyqësore, para trupit gjykues, do të rrëfehet Ramdan Muja.

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi (Drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor), Avni Ademaj (Ish-u.d. së Drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës), Kadri Ukimeri (Ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci (Drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi (Drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit persona./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Totaj uron Fitër Bajramin: Solidariteti dhe vlerat njerëzore na bëjnë më të bashkuar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përcjellë sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër...

A është kaosi politik një strategji e qëllimshme e Vetëvendosjes?

Shkruan: Ismet Kryeziu Në politikë, kaosi zakonisht shihet si pasojë e krizave, gabimeve ose paaftësisë për të qeverisur. Megjithatë, në disa raste ai mund të...

Lajmet e Fundit