30.8 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025

Artan Abrashi : Vetëvendosje! nuk është tërhequr nga padia kundër Shaqir Totajt

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Artan Abrashi thotë se nuk kanë tërhequr padinë kundër Shaqir Totajt.

Sipas tij, gjykata nuk ka pranuar padinë e VV-së.

“Nuk jemi tërhequr. Vetem gjykata nuk e ka pranuar padinë për shpifje të bërë nga Levizja VETËVENDOSJE me arsyetimin se padia për shpifje duhet të bëhet nga personi fizik i atakuar dhe jo personi juridik apo organizata”, tregon Abrashi për “PrizrenPress”.

“ Kjo është e tëra qe di për rastin”.

Lëvizja Vetëvendosje! në tetor të vitit të kaluar pati, dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prizren kallëzimin penal kundër kandidatit për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj.

Kallëzimi penal ishte bërë për gjuhën e përdorur gjatë fushatës nga Totaj.

Vetëvendosje! në atë kohë publikoi një audio-incizim që pretendonte se dëgjohet kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, teksa thotë se “ka ardhur koha që qytetin e Prizrenit mos me ja lonë në dorë njerëzve që s’dinë me fol shqip”, duke iu referuar Mytaher Haskukës, kandidatit të VV-së për kryetar të Prizrenit.

Po ashtu, në të njëjtin audio-incizim, sipas degës së VV-së në Prizren, dëgjohet Shaqir Totaj teksa flet me nënçmim për komunitetin turk.

“A mendon se dikush tjetër, turqelia që s’din me fol shqip, ka me ardh me ta rregullu çështjen e ujit e t’rrymës?”, dëgjohet teksa thotë Totaj në një prononcim tjetër, i cili, sipas LVV-së, është bërë në një tubim parazgjedhor në Has.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj tha se në shkresat e lëndës ekziston konstatimi(fletë- dërgesa), se paditësi e ka pranuar kërkesën e gjykatës për përmisiomin dhe plotësimin e padisë.

“Paditësi nuk është përgjigjur në kërkesën e gjykatës, në kohën e paraparë me ligj, prandaj edhe gjykata ka marrë aktvendim që kjo çështje kontestimore është e tërhequr”, tha Kicaj për “PrizrenPress”.

Shaqir Totaj(PDK) dhe Mytaher Haskuka (VV), në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar kanë qenë kandidatë për kryetar të Prizrrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Temperaturat deri në 39°C sot në Kosovë

Sot parashikohet të mbajë mot jashtëzakonisht i nxehtë. Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 17 deri në 20°C, ndërsa...

Hapet Kampi Nacional i FBK-së në Prizren – 25 talente në përzgjedhje për YDF

Dje në ambientet e Gjimnazit “Loyola” në Prizren është hapur zyrtarisht Kampi Nacional i organizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK). Ky kamp do...

Lajmet e Fundit