14.7 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

“Arti si mëkat”, libri i ri i Ismail Kadaresë

Shtëpia botuese Onufri njoftoi daljen në librari të librit më të ri të shkrimtarit Ismail Kadare, “Arti si mëkat”, një sprovë letrare, ku Kadare zbërthen lidhjet e artistit dhe shkrimtarit me artin dhe letërsinë.

Një fragment mjaft ngacmues nga kjo sprovë letrare është publikuar sot, si një ftesë për lexim, fragment që zbulon paksa nga ky libër i ri i shkrimtarit.

Ismail Kadare-Arti si mekat
Ja fragmenti:

”Ka dy fate artistësh. Një palë lindin dhe rriten në shtëpi ku arti ka hyrë, ndërkaq: biblioteka është plot me libra, pasditeve nëna luan në piano ose emta pikturon, pasdarkeve miqtë flasin për letërsinë, artet dhe spiritizmin. Një palë tjetër nuk njohin asgjësend nga këto. Në shtëpitë e tyre nuk është dëgjuar kurrë muzikë, s’është folur kurrë për pikturë dhe të vetmit dialogë dramatikë që janë dëgjuar kanë qenë grindjet e prindërve në ditët plot mërzi. Askush nuk mund ta dijë, ndërkaq, se cili mjedis e nxit më fuqishëm prirjen e artistit të vogël: ai që e josh me praninë e tij gjithkund, apo tjetri, që ia shton etjen me mungesën e tij. Ndërkaq, ka edhe një fat të tretë, disi më të rrallë, por më dramatik.
Jo vetëm që fëmija që ëndërron të pikturojë ose të shkruajë nuk ka kurrfarë nxitjeje nga njerëzit e familjes, por, përkundrazi, ka pengesë. Dhe artisti i ri shkon drejt artit siç shkohet drejt mëkatit” /KultPlus.com

Më Shumë

Blushi sjell librin e ri ‘pavarësisht përpjekjeve të disave që ai të mos botohej’

Shkrimtari shqiptar, Ben Blushi, tashmë ka gati romanin e tij më të ri…por titulli i së cilit nuk është zbuluar ende. Blushi tha se moszbulimi...

Tragjedia në Malishevë: Dy vëllezër të vdekur në Gollubovc

Një vrasje e dyshimtë ka ndodhur sot në fshatin Gollbovc të Malishevës. Klankosova.tv ka mësuar se të vdekur janë dy persona, dhe të dy janë...

Lajmet e Fundit