-3 C
Prizren
E mërkurë, 27 Janar, 2021

Artisti i partisë

Ilir Muharremi, kritik i artit

Partitë politike janë përfituese edhe mbi kurriz të artistëve sepse ato dinë t’i japin vetes pamjen e martirit duke tërhequr zemrën e mirë të artistëve e kështu fitojnë imazhin e shpirtëmirësisë, e kjo i shpie në përfitim të madh. Artisti nëse lundron drejt detit partiak, ai e rrënon shkëmbin artistik. Ai mund të vazhdoj si politikan, por nuk mund të bëj prapakthim në universin e artit.

Edi Rama ishte artist, por tash është vetëm politikan edhe pse ai vishet si artist. Para trembëdhjetë vitesh ai vishte çorape të kuqe dhe pantallona elegante. Atëbotë Edi Rama ishte kryebashkiak i Tiranës. Ndërsa, në samitin e fundit për Ballkanin në Bruksel, ai, duke qenë kryetar qeverie ai u paraqit me bluzë të ngushtë, me pantallona të gjera dhe me atlete.

Ai tashmë është artist i dështuar në krijimin e një vepre arti, sepse artistit i duhet tetë orë kohë të nxjerr një çik art të vlefshëm, ndërsa Rama tetë orë i kalon nën kthetrat e politikës. Ai vishet si artist, por veshja nuk të bën artist, ndonëse vepra është ajo që të lidh me artin. Nga kjo na del se ai që braktisë artin për politikën kurrë më nuk mund të jetë artist. Rama gjatë kohës së lirë mund të skicoj dhe të vizatoj, por kjo prapë nuk e bën artist, kjo quhet hobi për artin. Thjeshtë ta humbas kohën duke shkarravitur.

Artisti kur braktisë artin për partinë politke, çfarë bën? Ai nuk mëson më nuk bën gjë tjetër veçse eksperimenton ose gjykon. Ai tashmë është partizan, është ndjekës i kushtëzuar duke bindur veten se vullneti dhe ndjenjat i përkasin vetëm partisë. Kjo sëpaku aktrohet në publikë, ndërsa në vetminë e tij ai e përdorë partinë për përfitime materiale dhe ekonomike. Aq shumë zgjerohet apetiti i lakmisë saqë ngopja më nuk ekziston, këtu njeriu shndërrohet në bish dhe nuk ka vend më në sferën e artit. Është mëkat nëse “artisti i partisë” tenton sërish të ngjyjë në art. Ujin e pastër e turbullon.

Artistët nëse braktisen nga arti ose e braktisin artin për të bërë politikë, braktisen nga e mira, estetika, andaj edhe si politikanë të mëdhenj janë njerëz krejtësisht bosh, edhe pse dikur kanë qenë të plotë dhe të pasur me ngjyra. Tash shpirti i këtij “artisti” është i mbuluar me vello, ndërsa tendenca e tij është për qeveritë dinastike me shpatë për të “drejtën” duke goditur atë që ju shkakton frikë ose i kundërshton. Ky njeri tashmë është transformuar në një person me prirje të brendshme të fshehtë për të gjithë ata që e urrejnë publikisht.

Çdo qëllim i politikanit është ta ketë në dorë popullin të ketë frikë dhe të jetë i bindur. Çdo udhëheqës e adhuron shpirtin e mesjetës, andaj sundimi edhe më modern gjithnjë do të ekzistojë.

Edhe artisti i sotëm jo i sinqertë dhe i drejtë me veten lakmon pas partisë politike. E adhuron thesarin dhe karrigen ose pushtetin dhe vullentin primitiv për këtë. Mirëpo, këtij heroi i mungon ngjyra ose nëse eksploron ngjyrën ai ka qejf t’i vendos kuadrot e tij mbi një sfond të kuq, gri, të blertë ose të ndritshëm si ari, pra mbi ndjeshmërinë nervore. Ky kompozicion është i papërshtatshëm për shekullin sepse figurat e mëdha të pikturuara në vete kanë diçka valëvitëse që dridhet pështjellohet, e në thelb nuk u zihet besë fakteve të këtyre figurave dhe nuk e përmbushin burrërinë artistike.

Artisti është i lirë dhe jeton me realitetin e brendshëm të vetes me mendje egoiste dhe me karakter ose moral të qëndrueshëm. Ndërsa, ai që vishet me petkun politik e me ngjyra të ëmbla false të artit ngjanë me majmunin ideal të keqkuptuar në këtë sferë.

- Advertisement -

Më Shumë

Vdes avokati Hylki Kurtaj nga Prizreni

Ka ndërruar jetë avokati Hylki Kurtaj nga Prizreni. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë Oda e Avokatëve të Kosovës. “Sot me datë 24 Janar...

Xhavit Ukaj mbetet jashtë garës

Xhavit Ukaj, i cili u bë i njohur pas zënkës me Vjosa Osmanin, ka mbetur jashtë garës zgjedhore. Kështu ka mësuar Gazeta Blic nga burime...

ATK, së shpejti edhe me një shërbim të ri elektronik

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se së shpejti do të ofrojë edhe një shërbim të ri elektronik, ku përmes Sistemit Elektronik EDI do...

Reagimi i Qeverisë gjermane për Specialen pasi opozita e akuzoi për bashkëpunim me Thaçin

Gjermania mbështet dhe ndihmon punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës për Krime Lufte, është shkruar në përgjigjen e Qeverisë gjermane ndaj...

Shtyhet seanca ndaj ish-drejtorit të Financave në Komunën e Dragashit, si dhe dy zyrtarëve të tjerë të komunës

Të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, zyrtari i zyrës së prokurimit në Komunën e Dragashit, Fadil Sinani, ka paraqitur një provë të re...

Për 24 orë u gjobitën 592 qytetarë të cilët nuk respektuan masat anti-Covid-19

Qytetarët të cilët nuk janë duke i respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në vazhdimësi...

Lideri mund ta thellojë krizën e Prishtinës

Cilësia e përafërt e skuadrave bën që gara në Superligën e Kosovës në basketboll të jetë goxha interesante. Ndonëse shikuesit po mungojnë, në ndeshje...

Duda Balje tallet me sloganin e LDK-së

Kryeministri në detyrë dhe njëherësh edhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti ka prezantuar sloganin e kësaj parite me të cilin i hyn...

Vrasja e 15-vjeçarit në Prizren, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rastin e vrasjes së 15-vjeçarit në Prizren, raporton...

Prizren, 11 aktakuza kundër 12 personave

Në raportin 24 orësh të Prokurorit të Shtetit thuhet se janë ngritur tetëdhjetekatër (84) aktakuza kundër tetëdhjetenëntë (89) personave, për vepra të ndryshme penale. Poashtu...

Banorët e fshatit Nushpal të Rahovecit ankohen për mungesë të trotuarit: Po rrezikohen fëmijët

Banorët në fshatin Nushpal në Komunën e Rahovecit, po ankohen se rruga “Liria” ka mungesë të trotuarit, gjë kjo që po rrezikon fëmijët dhe...

Berisha: KQZ’ja po vepron me dy kute, do të ankohemi deri në instancën e fundit

Zafir Berisha i Nismës Socialdemokrate ka komentuar vendimin e PZAP’së pas moscertifikimit nga KQZ’ja të kandidatëve të nëntë subjekteve politike për zgjedhjet e shkurtit. Berisha...

Prizren, shtyhet përsëri gjykimi ndaj gjeodetëve të akuzuar për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar

Ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj të pandehurve Bajram Selmani dhe Luljeta Rizanaj, të cilit po akuzohen se në cilësi të gjeodetëve kanë keqpërdorur...

Vdes një 74 vjeçar nga Prizreni i infektuar me COVID-19

Një 74 vjeçar nga Prizreni i infektuar me COVID-19 ka vdekur si pasojë e komplikimeve shëndetësore që i ka shkaktuar ky virus. Një gjë e...

Nga e diela, mos ia mësyni Gjermanisë pa test PCR për Covid-19

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar për rregullat e reja të cilat vlejnë për personat që ia mësyjnë Gjermanisë. Përmes një njoftimi, nga kjo Ambasadë...

Gjendet pa shenja jete një 57-vjeçare në Prizren

Një trup pa shenja jete është gjetur në banesën e saj në Prizren të hënë pas mesditës, rast që është cilësuar si vdekje e...

Lajmet e Fundit