14.8 C
Prizren
E martë, 8 Tetor, 2024

As Hazard e as Cavani, ja kush do ta zëvendësojë Ronaldon

Gareth Bale do ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon, gjithnjë sipas MARCA-s.

Me largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi, në repartin e sulmit të “Los Blancos” ka mbetur një boshllëk, që duhet plotësuar, por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare për një emër të ri, që do të zëvendësojë 33 vjeçarin portugez.

Fiorentino Perez është në kërkim të një ylli, por ndërkohë ato e kanë një të tillë në skuadrën e tyre.

Gareth Bale kishte lënë të nënkuptuar se mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”, por me largimin e Zinedine Zidane dhe Ronaldos, tashmë gjërat mund të ndryshojnë për të, raporton MARCA.

Uellsiani nuk ishte një nga lojtarët më të preferuar të Zidane, ndërkohë që duhet të ndante suksesin e golave me portugezin, por ky mund të jetë momenti i tij.

Flitej se ai do të lëvizte këtë verë, por fakti që një gjë e tillë nuk ka ndodhur, tregon se ai ka ndryshuar mendje.

Burime pranë tij bëjnë të ditur për prestigjiozen “MARCA” se do të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll, pas bisedimeve pozitive me Julen Lopetegui dhe klubin.

Real Madridi është i bindur se Bale do të jetë lojtari i tyre “yll” për sezonin 2018/2019, çka do të thotë se mund të mos ketë prurje ‘galaktike’, qoftë Eden Hazard apo Edinson Cavani.

29 vjeçari është pjesë e Los Blancos që nga viti 2013. Ai ka bërë 189 paraqitje për Reali, duke shënuar 88 gola.

Bale ka fituar tituj të shumtë brenda pesë viteve në “Santiago Bernabeu”, veçuar katër trofe të Champions League.

Ai e ndihmoi Relain të fitojë të tretën me radhën, duke shënuar dy gola në fitoren 3-1 kundër Liverpoolit.

Më Shumë

Autostrada “Ibrahim Rugova”: Aksidentohen vetura dhe minibusi, 10 të lënduar

10 persona sipas informacioneve fillestare dyshohet se kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në hyrje të autostradës...

‘Paga minimale’ e Paul Pogbas në Juventus gjatë ndalimit nga futbolli

Paul Pogba thuhet se i është dashur të jetojë me një ‘pagë minimale’ në Juventus që kur u dënua me një ndalim për dopingun...

Lajmet e Fundit