9.7 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Prizren: Një muaj paraburgim për vrasje në tentativë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale E.XH. nga Prizren.

Kjo u bë për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale vrasje në tentativë nga nenin 178 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së.

Masa e paraburgimit prej një muaji do t’i llogaritet prej kohës së arrestimit datë 25.07.2018 në ora 15:15 minuta dhe do të zgjasë deri me datën 24.08.2018.

“Sepse me datën 20.06.2018 rrethe orës 23:55 minuta, në Prizren në cilësi të bashkëkryerësve me dashje tentojnë ta privojnë nga jeta personin tjetër, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake që e kishin ditë më parë me të pandehurin me iniciale E.XH., pajisen me armë zjarri, me të arritur te vendi kritik, e në momentin kur e vërejnë E.XH. duke e hapur dritaren e taksisë së taksistit me iniciale E.F., i pandehuri me iniciale F.S.me pistoletën e modelit VZOR50, B.S. me një armë të zjarrit për momentin të tipit të panjohur dhe E.Lj. me një pistoletë , shtënë në drejtim të E.XH. dhe pas përfundimit të shtënave largohen nga vendi i ngjarjes. I pandehuri i lartcekur nga data 20.06.2018, ka qenë në arrati”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Më Shumë

P.C Prizreni mbetet në Ligën e Parë

Proton Cable Prizreni nuk ka arritur të sigurojë ngjitjen në ProCredit Superligë, pasi është mposhtur në serinë finale nga Drita. Skuadra prizrenase u ndal në hapin...

Distria Krasniqi kampione e Evropës për herë të katërt

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur një tjetër sukses madhor në arenën ndërkombëtare, duke u shpallur kampione e Evropës në Kampionatin Evropian për Senior...

Lajmet e Fundit