Askush nga Nisma nuk është takuar me Ilir Metën

Limaj Nisma rahovecAsnjë nga zyrtarët e Nismës për Kosovë, përfshirë kryetarin, Fatmir Limajn, nuk është takuar me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Metën.

“Kryetari Limaj dhe asnjë zyrtar tjetër i Nismës nuk është takuar me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Metën”, ka thënë për “PrizrenPress”, burimet e sigurta brenda Nismës për Kosovë.

Sipas këtyre burimeve lajmi se vizita e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, mund të lidhet edhe me lehtësimin dhe përafrimin e raporteve mes LDK dhe Nisma, është spekulim.

“Nuk është i vërtet ky lajm. Nisma për Kosovë nuk do t’i bashkagjitet koalicionit PDK-LDK. Ky subjekt politik ashtu siç ka paralajmëruar do të qëndrojë në opozitë”, tregon burimi brenda Nismës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Lajmet e Fundit