Krasniqi: Do të dëshiroja të shpresoja!

Jakup Krasniqi14-12Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi nuk mund të bindet se marrëveshja e arritur për bashkëqeverisje mes PDK-së dhe LDK-së do t’i sjellë të mira vendit, ndërkohë që kanë pas vetes një histori koalicioni.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar për pesë dështimet e Kosovës gjatë qeverisjes së PDK-së dhe LDK-së.

Lexojeni të plotë postimin e Jakup Krasniqit:

DO TË DESHIROJA TË SHPRESOJA!

Thuhet se shpresa vdes e fundit. Ndoshta është mirë me shpresuar! Por sa e si mund të jetohet me shpresën se “do bëhet mirë”! Edhe unë do të kisha dëshirë që koalicioni i madh i arritur ditëve të fundit, të sillte frymën e shpresën se njëmend!? Po unë nuk mund as të besoj e as të shpresoj. Pse?

Që 15 e më shumë vjet, këto parti kanë qeverisur vetë dhe kanë bashkëqeverisur, madje kanë dominuar edhe në qeverisjet vendore. Cili ka qenë rezultati i këtyre qeverisjeve dhe i bashkëqeverisjeve?! Nuk di a ka ndonjë njeri që mund t’i numëroi PESË punë të arritshme e të dukshme për publikun?

Në ketë rast do t’i numëroja PESË dështimet e mëdha të Kosovës gjatë qeverisjes se këtyre partive që nga viti 2000 (nga zgjedhjet e para lokale për pushtet vendor), e deri me tani. Gjatë këtyre viteve këto parti të mëdha nuk kanë arritur të:

1. Ndërtojnë shtetin e se drejtës;
2. Nuk kanë arrit të sigurojnë një zhvillim ekonomik që garanton siguri për qytetarin;
3. Nuk kanë arritur të ndërtojnë politika në procesin e privatizimit;
4. Nuk e kanë reformuar Procesin e Arsimit dhe të Shëndetësisë Publike dhe
5. Nuk kanë bërë asnjë ndryshim në politikat e Drejtësisë Sociale etj.

Është opinioni qytetar i shoqërisë së Kosovës, ai i cili duhet të vlerësoi se sa mundin këto parti të vetëquajtura të djathta, ta kthejnë zhvillimin ekonomik e demokratik në Republikën e Kosovës. Unë jam i bindur se me politikat që ofrojnë këto parti parazite, qytetarit të Kosovës i ofrohet vetëm një “perspektivé”, ate te zbrazjes se Kosovës përmes Beogradit, si në vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar, kur nga Kosova u larguam mbi 400.000 shqiptarë.

I dhimbshëm është largimi i shqiptarëve pas 15 viteve të shpresës e të besimit!

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Lajmet e Fundit