18.8 C
Prizren
E hënë, 20 Mars, 2023

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Kosovë, 54 raste të reja

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 54 raste të reja pozitive me koronavirus në Kosovë, ndërsa edhe një herë nuk është regjistruar asnjë vdekje, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Të martën janë testuar 670 mostra. Në 24 orët e fundit janë shëruar 72 pacientë.

Sipas të dhënave aktuale, në Kosovë janë 1457 raste aktive. Deri tash janë regjistruar 15574 raste pozitive, 625 persona kanë vdekur e 13492 janë shëruar.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 26 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga një rast Drenas, Obiliq, Pejë, Podujevë dhe Shtime.

Më Shumë

Mërgim Berisha përfundimisht zgjedh Gjermaninë para Kosovës

Lojtari me prejardhje nga Kosova, Mërgim Berisha, ka zgjedhur të përfaqësoj ekipin kombëtar të Gjermanisë, para Kosovës. Berisha, i cili luan për ekipin gjerman, Augsburg,...

Nisin hetimet për vdekjen e një personi në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete të dielën në Prizren. Policia ka njoftuar të hënën se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse,...

Lajmet e Fundit