Asnjë rast i ri me covid-19 në Malishevë

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, nuk është regjistruar asnjë rast i ri me covid-19.

Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar në mes të Komunës së Malishevës dhe IKSHPK-së. Rasti i ri i paraqitur në raportin e sotëm të IKSHPK, është rast i regjistruar edhe gjatë ditës së djeshme.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga data 14 mars 2020, kur është paraqitur rasti i parë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 555 raste, prej tyre 479 janë shëruar, 35 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 41 raste.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit