11.6 C
Prizren
E martë, 29 Prill, 2025

Atentati në Don Bosko: Dy persona në sallë operimi, dy të tjerë jashtë rreziku për jetën

Një atentat ka ndodhur në zonën e njohur si Don Bosko në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë, pas një sulmi me kallashnikov në mjediset e një lokali.

Zbritje të çmimeve në Deppo Market

Sipas burimeve të Albanian Post pranë Spitalit të Traumës, dy prej të plagosurve kanë marrë plagë serioze dhe gjenden në sallë operimi. Bëhet fjalë për shtetasit E.C. dhe B.Ç.

Sakaq, dy persona të tjerë, A.D. dhe A.S., janë jashtë rreziku për jetën.

Ngjarja

Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur Tiranën mbrëmjen e 4 janarit.

Nga burimet paraprake bëhet me dije se një qytetar ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, i vdekur ka mbetur shtetasi E. Ç., 35 vjeç, ndërsa janë plagosur shtetasit A. D., 46 vjeç, A. S., 19 vjeç, B. Ç., 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç.

I plagosuri B. Ç., sipas burimeve, është vëllai i viktimës E. Ç., i cili ishte i ulur në të njëjtën tavoline më të.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.

Sakaq, janë ngritur dhe disa pika kontrolli në këtë zonë, në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat.

Autorët janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”, siç pohojnë autoritetet.

Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së lokalit, për të sqaruar gjithçka ka ndodhur.

/Albanianpost.com

Më Shumë

OVL-UÇK me thirrje për ndalimin e koncertit në Dragash me këngëtarë nga Serbia: Do detyrohemi të dalim në rrugë dhe ta ndalojmë këtë aktivitet...

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve shprehin shqetësimin dhe indinjatën më të...

Sot mot me diell, vranësira dhe mundësi për riga shiu e rrufe

Gjatë ditës së enjte, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat mund...

Lajmet e Fundit