9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Nicki Minaj dhe Kenneth Petty mohojnë të jenë anëtarë të bandës kriminale në New York

Vitin e kaluar, rep artistja, Nicki Minaj dhe bashkëshorti i saj Kenneth Petty u pretenduan se ishin anëtarë të bandës kriminale të New York-ut, “Makk Ball Brims Blood”. Por, ylli i hitit “Anaconda” i ka mohuar akuzat e ngritura nga Jennifer Hough dhe të aprovuara nga gjyqtari Eric Vitaliano.

Zbritje të çmimeve në Deppo Market

Historia rreth përfshirjes së Minaj dhe Petty në bandën e famshme amerikane, nisi kur ajo u pa duke folur me ta në një lagje të New York-ut.

Nicki Minaj dhe Kenneth Petty.

“Unë u rrethova shpejt nga fansat e mi, veçanërisht në këtë rast, sepse Rolls Royce-i im rozë ishte në pamje të drejtpërdrejtë të ndërtesave të banimit përballë rrugës nga ku kisha ndaluar”, tha Minaj.

“Ndërsa unë dhe bashkëshorti im njohëm disa miq dhe të njohur nga lagjja atë natë, përfshirë Rico Danna, një artist të cilin kam ndërmend ta nënshkruaj me labelin tim, asnjëri prej tyre nuk i përket asnjë bande. Më tej, nuk kishim planifikuar të takoheshim me askënd paraprakisht, sepse nuk kishim planifikuar të ndalonim atje. Sapo dola nga makina, lajmet u bënë virale”, shtoi ajo.

Minaj, ka theksuar se atë natë për asnjë moment nuk e kishte përmendur emrin e ish të dashurës së Petty-t, Jennifer Hough – kjo e fundit ka ngritur padi tash e sa kohë kundër Kenneth për përdhunim seksual, dhe së fundmi edhe kundër Nickit, për shantazh.

Kenneth Petty dhe Nicki Minaj.

“Atë natë, as unë, as bashkëshorti, as dikush tjetër që e njihja nuk bëmë shenja ‘bande’. Nuk e përmenda Hough apo rastin e gjyqit atë natë. As nuk dëgjova askënd, përfshirë burrin tim, të diskutonte diçka të tillë”, tha Nicki Minaj.

Nicki Minaj dhe Kenneth Petty, aktualisht po luftojnë me një padi prej 20 milionë dollarësh.

Në një datë gjykate të nëntorit, avokati Tyrone Blackburn, që përfaqëson Jennifer Hough, i paraqiti gjykatësit një video, duke thënë se të dy janë të lidhur me bandën ‘Makk Balla Brims Blood’ të Queens.

Nicki Minaj dhe Kenneth Petty.

“Petty dhe Maraj ishin të dy në këtë lagje, në Jamaica të Queens në New York. Siç shihet në një video live në Instagram të publikuar aktualisht në faqen e Marajt në Instagram, të dy u panë duke u shoqëruar me anëtarë të grupit ‘Makk Ballers’ . Dyshja janë të dy anëtarë të kësaj bande, “tha Blackburn.

Sipas All Hip Hop, fraksioni është etiketuar si organizata kriminale më e rrezikshme në New York, shumë e organizuar dhe e përfshirë në raste krimi me drogë, armë dhe muzikë.

“Menjëherë pasi Petty dhe Maraj u panë me kolegët e tyre gangsterë, një anëtar i bandës postoi një kërcënim me vdekje për zonjën Hough në Twitter, duke deklaruar: ‘Jennifer nëse e sheh këtë, Makkët do të vijnë të të marrin ty”, tha avokati.

Hough ka deklaruar se Petty dhe Minaj se asaj iu ofruan 500 mijë dollarë për të hequr dorë nga historia e saj e përdhunimit në vitin 1994.

Jennifer Hough, Nicki Minaj dhe Kenneth Petty.

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

Beteja vendimtare mes Pejës dhe Yllit

Të shtunën zhvillohet ndeshja e pestë dhe vendimtare mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit. Skuadra që shënon fitore, do t’i bashkohet Trepçës në finale të...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Krushë të Madhe të Rahovecit. Është gjetur një person pa shenja jete në shtëpinë e tij. Lajmin për Arbresh.info...

Lajmet e Fundit