11.3 C
Prizren
E enjte, 23 Janar, 2025

Atifetja ndoshta largohet më 2014

Atifete jahjagaPresidentja Atifete Jahjaga do të vazhdojë të mbajë pozitën më të lartë shtetërore të paktën deri në kohën e mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që pritet të organizohen në vitin 2014.

Ky është parashikimi i analistit politik, Shkëlzen Maliqi, i cili thotë se pas zgjedhjeve të përgjithshme, fati i Presidentes do të varet nga pretendimet e liderëve politik për t’u ngjitur në pozitën më të lartë shtetërore.

“Vitin tjetër ndoshta do të duhet ta shtensionojë situatën në njëfarë mënyre duke u larguar nga pozita e Presidentes. Por, kjo është e lidhur me ambiciet e Hashim Thaçit që pas zgjedhjeve të përgjithshme të bëhet Kryetar i Kosovës”, ka thënë Maliqi, të martën, për Express.

“Nuk mendoj se do ta përfundoj mandatin, por meqë e ka kalu më shumë se gjysmën i llogaritet si mandat”, ka shtuar ai.

Atifete Jahjaga ka ardhur në krye të Shtetit në prill të vitit 2011 pas krizës politike, ku partitë nuk arrinin të votonin një president konsensual. Në atë kohë, Fatmir Sejdiu pati dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit, ndërsa Behgjet Pacolli ishte larguar nga Presidenca pasi ishte votuar në mënyrë jokushtetuese nga deputetët.

Për kohën sa është në krye të Shtetit, Maliqi vlerëson se Atifete Jahjaga e ka kryer relativisht mirë detyrën e saj.

“Atifetja ka qenë zgjidhje e momentit, por ende po funksionon ajo formulë. Detyrën e saj e ka kryer njëfarë dore dhe është mandat korrekt nga ana e saj. Pavarësisht se nuk ka qenë e përgatitur me ndihmën e këshilltarëve dhe këshillave edhe të ndërkombëtarëve ia ka dalë që ta mbajë këtë pozitë relativisht me sukses”, ka shtuar ai.

Më Shumë

Bunjaku i Bashkimit, MVP i javës së 17-të

Valon Bunjaku, organizatori i Bashkimit, ka treguar një paraqitje brilante në derbin prizrenas ndaj Proton Cable Prizrenit, duke u shpallur MVP i javës së...

55 aksidente për një ditë në Kosovë

Për një ditë në Kosovë, janë regjistruar 55 aksidente trafiku. Sipas të dhënave të Policisë, 13 aksidente u regjistruan me të lënduar, e 42 të...

Lajmet e Fundit