21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Festa e Birra Korça sjell kitaristin e “Guns n’Roses”

Ronald Jay Blumenthal-GNRPas suksesit 6-vjeçar të Festës së Birrës, e cila ka thyer rekordet e pjesëmarrjes, duket se fama e saj ka kapërcyer çdo limit. Festa nuk i ka shpëtuar as vëmendjes së Ambasadës Amerikane, e cila këtë vit është bërë ndërmjetëse për të sjellë në Korçë një prej emrave më të njohur të rrokut botëror.

Kitaristi i grupit “Guns N’ Roses”, Ron Thal Bumblefoot, është emri i përzgjedhur për të debutuar në këtë festë gjigante nga data 14-18 gusht, ku birra thuajse njëshekullore e qytetit të Korçës mban kurorën e mbretëreshës për 5 net. Festa, e cila kulmon sezonin turistik në qytetin e Korçës, edhe këtë vit pritet të ketë konsumin maksimal të gotave me birra “Korça” dhe argëtim pa fund.

Benila Terova, organizatore dhe prezantuese e koncertit, flet për gazetën Panorama me detaje për këto net dhe si u arrit të sillej kitaristi i famshëm në Korçë.

Cila do të jetë pika e fortë e Festës së Birrës këtë vit?
Nga viti në vit përpjekjet janë bërë shumë të mëdha nga ana e stafit organizator të Festës së Birrës, për të perfeksionuar show-n, i cili është pjesa më e rëndësishme e festës më të madhe verore në Shqipëri. Jemi përpjekur të sjellim jo vetëm emrat e grupeve më të mira shqiptare brenda dhe jashtë vendit, por edhe këngëtarë me emër ndërkombëtar. Qëllimi ynë ka qenë për të rritur cilësinë e show-t brenda fokusit muzikor, siç ne e kemi konceptuar Festën e Birrës, kryesisht muzikë rrok dhe jo muzikë komerciale, serenatë korçare dhe këngëtarë e emra shumë të njohur. Në këtë kuadër ne kemi kulmuar sivjet me Ron Thal Bumblefoot, që është kitaristi kryesor i grupit “Guns N’ Roses”. Ajo që do të jetë një surprizë edhe për vetë këngëtarin, është se kreu i Bashkisë, Niko Peleshi, do t’i japë në skenën e Festës së Birrës titullin “Qytetar Nderi” i Korçës këtij kitaristi. Festa e birrës “Korça” duket se është shndërruar në një dashuri për grupet diplomatike të cilat çdo mbrëmje kanë shijuar festën dhe këtë birrë në tendën e ngritur prej saj.

Si është arritur pjesëmarrja e Bumblefoot?
Është një nder i veçantë që është arritur dhe është bërë e mundur falë një mbështetjeje dhe një bashkëpunimi që ne kemi pasur me Ambasadën Amerikane në Tiranë. Dua të them që nuk ka qenë rastësore në fakt mbërritja deri këtu, pasi përfaqësitë diplomatike kanë qenë prezente thuajse çdo vit në festën tonë, të shtuara në numër dhe në përfaqësi. Puna e madhe që është bërë në këto 7 vite për afirmimin e Festës së Birrës si patenta më e fuqishme e eventit më të madh veror në Shqipëri, ka bërë që në vëmendje të ambasadave dhe grupeve të këngëtarëve të jetë Korça dhe kjo festë. Ka qenë propozimi i tyre primar, i Ambasadës Amerikane pra, për të sjellë një emër shumë të njohur të rrokut, siç është Ron Thal Bumblefoot. Madje, përveçse do të luajë solo në kitarë, do të këndojë me një nga solistët më të mirë të rrokut shqiptar, Eugent Bushpepa.

Si do të jetë axhenda e tij, veç interpretimit në skenë të kitaristit të njohur?
Veçantia e tij në Festën e Birrës është se jo vetëm do të performojë në natën finale, por ditën e hënë ai do të mbajë një leksion për rrokun dhe muzikën, me grupet e reja, me nxënës dhe mësues të shkollës së muzikës, pasi është parë edhe nga vitet e tjera dhe nga ajo çka kanë deklaruar muzikantët se në Korçë muzika rrok pëlqehet. Ndryshe nga çdo qytet tjetër në Shqipëri, fakti që ne kemi dashur t’i japim një profil muzikor Festës së Birrës është pëlqyer, dhe në këtë qytet ka një kulturë të të dëgjuarit të rrokut. Planet dhe perspektivat janë edhe në bashkëpunime më të mëdha që ne mund të kemi, por gjithmonë dhënia e dimensionit ndërkombëtar të bashkëpunimeve dhe aktiviteteve që organizohen në këtë qytet, do të jetë në fokusin e punës që ne do të kryejmë.

Më Shumë

Disa qese me kokainë, marihuanë, armë e shumë e konsiderueshme e parave – Policia jep detaje se çfarë sekuestroi gjatë operacioneve në Prizren, Pejë...

Policia e Kosovës në dy raste të ndara, në tre rajone të ndryshme ka sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara për kokainë dhe marihuanë si...

Shtylla rrezikon banorët në Prizren

Për gjashtë vjet rresht, një shtyllë elektrike që është e tej ngarkuar me kabllo po rrezikon banorët e një shtëpie në rrugën "Edit Durham"...

Lajmet e Fundit