17.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

ATK-ja paralajmëron masa të ashpra për bizneset që fusin familjarë dhe i largojnë punëtorët nga lista

Afati i aplikimit, për ata që duan të përfitojnë nga Pakoja Emergjente e Qeverisë, u hap me 15 prill të këtij viti.

E, kjo bëri që sistemi elektronik i Administratës Tatimor të Kosovës, të ‘vërshohet’ menjëherë prej kërkesave.

Për vetëm dy ditë bizneset kërkojnë kompenzim për rreth 29 mijë punëtorë

Për dy ditë në këtë institucion, 6096 kërkesa  i bënë bizneset për 28.765 punëtorë të tyre.

Këto statistika i bëri të ditura drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj.

“Kemi të bëjmë me tri kategori, A, B dhe C. Kategorisë janë 27.092 të punësuar, kategorisë B 358 dhe kategoria c, 1345 kërkesa. Kategoria C ka të bëje me ata të punësuar qe kane lidhur kontrata të punës pas datës 1 mars të këtij viti dhe përfitojnë nga kjo pako emergjente. Kategoria B, ka të bëjë me atë të cilët për shkak të vështirësive financiare kanë shkëputur kontratatë me punëdhënësit përkatës. Kategoria A janë ata të punësuar që bizneset e tyre kanë pasur vështirësi financiare dhe nuk kanë arritur t`ua paguajnë paratë për muajin mars”, u shpreh ai për Front Online.

Bizneset që tentojnë të mashtrojnë, i pret përballja me drejtësinë

Ndonëse këto kërkesa kanë ardhur, rishqyrtimi i tyre fizik, pritet të nis nga ATK-ja tek me 21 prill.

E Murtezaj beson se gjatë kontrollimit nuk do të hasin ndonjë kërkesë të atillë, ku biznesi në vend të punëtorëve ka regjistruar familjaret e tij.

“Ne jemi një institucion që nuk guxojmë të prononcohemi pa u bazuar me fakte. Deri më tani mbetën deklarime, nëpër qarqe të caktuara dhe jo të konfirmuara. Nuk kemi indikacion që po ndodhë një gjë e tillë. Pas shqyrtimit të kërkesave, mund të shihet nëse ka diçka të tillë që unë personalisht nuk dyshoj që ka diçka të tillë, sepse tash po përfitojka një shumë 130 ose 170 euro, por kjo nënkupton se do të ketë obligime shtesë për periudhën vijuese. Sepse nëse futën në listën e pagave duhet të paguaj detyrime tatimore dhe pensionale për komplet 1 vit”, tregoi ai për Front Online

Por, kushdo që tenton të bëjë diçka të tillë, Murtezaj siguron që do të përballet me drejtësinë.

“Ato mbeten çështje e organeve të drejtësisë sepse mund të konsiderohet vepër penale për tentim të mashtrimit. Ne si ATK e kemi për detyrë t`i raportojmë ato raste te Prokuroria dhe Policia”, theksoi ai.

Ka pak gjasa që të shtyhet afati për pagimin e tatimit për biznese

I pari i ATK-së, foli edhe për zgjatjen e mundshme të deklarimit dhe pagesës së tatimit për bizneset pas 30 prillit, pasi që kufizimi i lëvizjes në fuqi është deri më 4 maj 2020 .

Tha se ka pak gjasa qe Ministria e Financave të shtyjë edhe një herë deklarimin dhe pagesën e tatimit, siç bëri herën e fundit kur e shtyu atë për datën 30 prill.

“Deri më tani kur po flasim duhet të potencoj që nuk ka indikacione se do të ketë shtyrje të mëtutjeshme, me theks të veçantë në deklarim sepse nuk ka arsye te shtyhet ose prolongohet sepse sistemi ynë është sistem elektronik mund të bëhet nga zyra dhe nga shtëpia. Krijon hapësirë të mjaftueshme që bizneset të bëjnë deklarimet e qarkullimit apo detyrimeve tatimore të tyre”, tha ai.

Afati për aplikim i atyre që duan të përfitojnë nga Pakoja Emergjente e Qeverisë zgjat deri më datën 15 maj.

Më Shumë

Barnetta: Xhaka është lider i vërtetë

Bayer Leverkuseni luan sot prej orës 17:30 ndaj Ëerder Bremenit. Me fitore, skuadra e Granit Xhakës shpallet kampione e Bundesligës. Dhe merita të mëdha...

“Gratë e Trojës” udhëtojnë në Prizren për të treguar fatin e tyre përmes thirrjeve për paqe

“Gratë e Trojës”, më 15 prill, 2024, do të prezantojnë para publikut një udhëtim të tragjedisë njerëzore, nga Troja në ditët e sotme, dhe...

Lajmet e Fundit