Australia debuton në Eurovizion 2015

Australia-EurovizionPasi ka mbuluar festivalin në mënyrë mediatike për më shumë se tri dekada, sivjet Australia për herë të parë “futet” në Evropë, duke u bërë shteti tjetër pjesëmarrës në Festivalin e madh të muzikës evropiane – Eurovizion.

Lajmin e ka bërë të ditur webfaqja zyrtare e festivalit, duke shtuar se Australia kualifikohet drejtpërdrejt në finale dhe është shteti i 40-të që konfirmon pjesëmarrjen në Vjenë të Austrisë, atje ku në maj mbahet festivali.

Përjashtimi ndodh pasi Australia ka dhënë edhe fondacion ndër vite që ky festival të funksionojë mirë, ndërsa edhe e ka transmetuar atë. Australia sivjet debuton ndërsa nuk dihet nëse edhe viteve tjera do të vazhdojë të marrë pjesë në festival.

Sivjet në garë nuk merr pjesë Ukraina, ndërsa Qipro e Serbia kthehen pasi vitin e kaluar nuk morrën pjesë. Fituesja e vitit të kaluar në Eurovizion ishte Conchita Wurst.

Më Shumë

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Lajmet e Fundit