13.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Austria ia dhuroi 2 mijë tituj të librave Universitetit të Prizrenit

Universiteti i Prizrenit ka pranuar një fond prej 2 mijë titujsh librash nga Qeveria austriake, si dhe një numër të konsiderueshëm të profesorëve që kanë ligjëruar në UPZ.

Rektori u Universitetit të Prizrenit “Ukshinj Hoti”, Ramë Vajat ka falënderuar për këtë dhe bashkëpunimin e përhershëm me qeverinë austriake në fushën e arsimit, ambasadorin austriak në Kosovë Gernot Pfandler gjatë një takimi të mbajtur sot në Prizren.

“Rektori Vataj shprehi nderin dhe kënaqësinë që pret në takim ambasadorin e një shteti që ka mbështet Kosovën në shumë procese të rëndësishme dhe ka dhënë mbështetje të madhe për themelimin dhe zhvillimin UPZ-së. Ai falënderoi ambasadorin për sjelljen e profesorëve dhe për dhurimin e një fondi të konsiderueshëm të librave, duke shprehë zotimin se së shpejti në UPZ do të formohet këndi austriak”, thuhet në njoftimin e Universitetit “Ukshin Hoti” të dërguar për media.

Në të njëjtin njoftim thuhet se ambasadori Pfandler theksoi se bashkëpunimi mes UPZ-së dhe Ambasadës së Austrisë në Prishtinë ka dhënë frytet e veta duke theksuar mbështetjen e UPZ-së përmes donacioneve të ndryshme, si me kuadro përmes OEAD, dhurimin e një fondi të konsiderueshëm të librave, etj.

”Donacionet e tilla kërkojnë partner serioz dhe realizmi i tyre nuk do të ishte i mundur pa një menaxhment të këtij niveli që e ka UPZ me kuadrin përkatës”, theksoi Ambasadori i Austrisë. Ai shtoi se lektorja austriake në UPZ, Martina Dreshter ka marrë një iniciativë për grumbullimin e librave për UPZ-në, duke sjellë mbi 2 mijë tituj”, citohet të ketë thënë ambasadori.

Më Shumë

Bashkimi humb Kenny Wooten para ndeshjes vendimtare ndaj Borës

Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare të sezonit, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar një lëndim në dorën e...

Mungoi në mbledhjen ku u votua rikthimi i Osmanit në LDK, vjen reagimi i Selmanajt: Nuk kisha kohë të merrem me zhvillimet nacionale

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka votuar unanimisht propozimin që Vjosa Osmani t’i prijë listës së kësaj partie në zgjedhjet e...

Lajmet e Fundit