20.8 C
Prizren
E martë, 30 Prill, 2024

Mytaher Haskuka publikon raportin 100 ditësh

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka publikuar raportin 100 ditësh të punës së tij.
Ai, në këtë raport ka numëruar punën që është bërë gjatë kësaj periudhe kohore.

Raporti i plotë

Raporti 100 ditësh – Komuna e Prizrenit
datë: 7 prill, 2018
1. Komuna e hapur
Për 100 ditë janë realizuar 2313 takime me qytetarë në kabinetin e Kryetarit.
Janë mbajtur 25 prononcime dhe konferenca për media.
Janë publikuar 327 lajme dhe janë pranuar 8,239 mesazhe në media sociale.
Nga 28 marsi e deri më 5 prill në Qendrën e Thirrjeve janë pranuar 478 sosh,
Në platformën ndreqe.com. janë raportuar 11 raste si dhe janë bërë 8 intervenime.
Organizatat monitoruese, në të kaluarën, Komunën tonë e kanë cilësuar si komunë
jo transparente dhe me nivel të lartë të korrupsionit.
Në takim me përfaqësues të UNDP-së, Kryetari mori vendim për përfshirjen e
Komunës sonë në Planin e integritetit (që ka të bëjë me ndihmën e UNDP-së, për
analizën dhe hulumtimin e proceseve të rrezikuara nga korrupsioni dhe projektin
“Open Data”, që ka të bëjë me rritjen e transparencës. Të dyja këto projekte kanë të
bëjnë me rritjen e transparencës dhe të llogaridhënies.
Po ashtu, nëpërmjet projektit SAEK II, do të fillojmë me aplikimin e platformave
elektronike, e më pas edhe në ndërtimin e platformave sie-spending, e-recruitment
si dhe aplikimin online për grante kulturore.
Pas pesë vitesh ndërprerje të bashkëpunimit, zyra e BE-së në Kosovë, përsëri do të
investojë në Komunën tonë në fusha të ndryshme, veçanërisht në sundim të ligjit
dhe në inspektim të Qendrës Historike, në kuadër të kësaj zone. Të gjitha këto
veprime do të merren pas themelimit të Zyrës nga Komuna për Qendrën Historike
dhe punën me nivelin qendror.

Kryetari Haskuka deri më tani,i ka pritur shtatë ambasadorë në takime, për të cilat
e ka njoftuar opinionin për temat e këtyre bisedimeve.
Është organizuar debat për mbrojtjen e Qendrës Historike të Prizrenit me OSCE
dhe “EC ma ndryshe”.

Kryetari ka takuar 6 ministra, me të cilët ka diskutuar dhe është marrë vendim për
investime në projekte rreth transparencës.

Është analizuar gjendja dhe është konstatuar se ndaj Komunës janë bërë 3.700 padi
nga qytetarë, kompani të ndryshme private apo agjenci. Një analizë e shpejtë e
këtyre padive tregon se vlera e tyre mund të shkojë mbi 50 milionë euro, këto
mjete eventualisht do të paguhen nga buxheti i Komunës së Prizrenit dhe kjo
shumë është më e lartë sesa buxheti vjetor i Komunës së Prizrenit.
– Vetëm në tre muajt e parë, nga Thesari i Komunës, përmbaruesit kanë tërhequr
mjete në vlerë prej gjysmë milion eurosh. Kryetari ka krijuar Task Forcën për
vlerësimin e kërkesave nga përmbaruesit. Në konferencë për media opinioni është
njoftuar me të gjeturat e këtij komisioni. Deri në fund të vitit, kërkesat nga
përmbaruesit do ta tejkalojnë shifrën prej 3 milionë eurosh. Pjesa tjetër e raportit të
Task Forcës tregon se si pasojë e keq menaxhimit të financave publike lokale, në
vitin 2017, Komuna ka humbur 1.075.721 euro nga granti qeveritar.
– Drejtoria e Shëndetësisë, muajin e kaluar në QKMF, ka pranuar 4 mjekë të rinj
si dhe punëtorë ndihmës. Fillimisht 20 kandidatë i janë nënshtruar testit me shkrim.
Testi për herë të parë ka qenë tërësisht i përpiluar me pyetje profesionale dhe nuk
ka pasur “rrjedhje të pyetjeve” për kandidatët. Pas publikimit të rezultateve,
kandidatët që kanë rezultuar të suksesshëm në mbi gjysmën e pyetjeve i janë
nënshtruar testit me gojë. Në fund janë pranuar katër mjekë të rinj që kanë pasur
më së shumti pikë nga të dy testet. Konkursi për mjekë dhe punëtorë të tjerë ka
qenë plotësisht transparent dhe i mbikëqyrur nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe nga

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë.
– Në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor kemi filluar krijimin
e sistemit Permit Tracking System – Sistemi i vrojtimit të lejeve ndërtimore. Ky
sistem gjeneron raporte në kohë reale për të gjitha lëndët në Drejtorinë e
Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa institucionit i siguron transparencë
radikale.
– Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor është duke punuar në drejtim
të mundësimit të qytetarëve për aplikim në informata nga plani online. Ata do të
mund të lidhen me zyrtarët dhe të informohen me planin hapësinor si dhe me
parcelat.

– Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor punon në drejtim të publikimit
të lejeve ndërtimore. Të gjitha lejet ndërtimore do të publikohen në ueb, dhe
qytetarët do të jenë të informuar për lejet e lëshuara në Komunën e Prizrenit. Kjo
do të sigurojë transparencë ndaj qytetarëve dhe sidomos ndaj organizatave që
merren me vrojtimin e punës së Komunës. Me aplikimin menjëhershëm të sistemit
të vrojtimit të lejeve ndërtimore, kemi hasur në objekte të ndërtuara tërësisht pa
leje (rasti i objektit 13 katësh në lagjen “Jeni Mahallë”).
-Drejtoria e Arsimit ka zhvilluar takime informuese me drejtorët e shkollave.
Janë zhvilluar gjithsej gjashtë takime rajonale me drejtorët e shkollave, me qëllim
të fuqizimit të menaxhimit efikas dhe cilësor të shkollave, rrjedhimisht edhe të
sistemit arsimor komunal/niveli parauniversitar.

Janë takuar të gjithë drejtorët e shkollave, ndërsa në takime është diskutuar për:
gjithëpërfshirjen, vijueshmërinë dhe sigurinë e nxënësve, cilësinë e arsimit, lëndët
djegëse për ngrohje, vlerësimet e jashtme të nxënësve (PISA, Matura shtetërore
dhe Testi i arritshmërisë për klasat IX-ta), planifikimet buxhetore 2018, përgatitjet
e konkursit për personel/ mësimdhënës për vitin 2018/2019 dhe adresimi i sjelljeve
jo të mira, të papërshtatshme të nxënësve në shkollë, mundësinë e investimeve në
renovimin e shkollave.
– Drejtoria Komunale për Arsim ka filluar bashkëpunimin dhe komunikim me
OJQ-të.

Janë përgatitur dhe shpërndarë Udhëzuesit për bashkëpunim me organizimet e
ndryshme (shoqatat, OJQ-të, klubet etj.) nëpër shkollat e Komunës.
Është emëruar Komisioni i DKA-së për bashkëpunim dhe komunikim me OJQ-të
dhe organizime të tjera.

– Është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet DKA-së dhe
DokuFest-it për implementimin e projektit të mësimit nëpërmjet shfaqjes së
filmave nëpër shkolla. Komuna ka filluar me implementimin e këtij projekti.
– DKA ka mbajtur takime në formë bashkëbisedimi me shkollat jopublike,
institucionet e ndryshme shtetërore, sikurse është Policia e Kosovës, Avokati
Publik Regjional, me zyrtarët e MASHT-it për tema të ndryshme, Inspektoratin
Regjional të Arsimit, Inspektoratin Regjional të Punës.
– DKA-në në Prizren e ka vizituar ministri i Arsimit të Kosovës, z.Bytyqi, i cili me
Kryetarin e Komunës, z. Haskuka, ka vizituar gjimnazin “Gjon Buzuku”, shkollën
e muzikës “Lorenc Antoni”, Qendrën burimore “Nëna Terezë” ku ka
bashkëbiseduar me mësimdhënës dhe drejtorët e shkollave lidhur me profilizimin e
mësimdhënësve në nivelin një / kl. I-V, maturën shtetërore dhe për testin PISA.

– Drejtoria për Ekonomi dhe Financa ka përpiluar dhe ka dorëzuar Raportin
Financiar për vitin 2017 në Ministri.
– Drejtoria e Administratës ka hartuar dhe ka përgatitur dokumentacionin për
proces të prokurimit për monitorimin e veturave përmes sistemit GPS.
– Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka bërë ftesë publike për qy
– Objekti i projektuar është vendosur vetëm 5 metra larg objektit monumental të
kalasë, gjersa është dashur të jetë mbi 50 metra larg.
– Baza e stacionit 1 dhe 2 e tejkalon në sipërfaqe madhësinë e lejuar me ligj. Baza e
stacionit 1 është rreth 375 metra katrorë, ndërsa ajo e stacionit 2 është 397 metra
katrorë.
– Projekti ndërtohet mbi shkëmbin e kalasë, ku nuk mund të bëhen shpime, sepse
bëhet prekje në morfologjinë e nën kalasë – pjesa shkëmbore.
– Projekti nuk ka leje nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore,
– nuk ka pëlqim të Këshillit për Trashëgimi Kulturore,
– nuk është konsultuar Instituti Arkeologjik,
– nuk ka analizë të impaktit natyror dhe
– nuk ka analizë të impaktit kulturor.
– Komuna i ka ulur për rreth 40 % shpenzimet për telefona mobilë, bëhet fjalë për
mbushjet elektronike për menaxhmentin dhe zyrtarët komunalë, ndërsa për 80%
për dreka dhe darka për punonjësit arsimorë.
– Zyrtarët komunalë kanë hasur në procesverbale të inspektorëve në sektorin e
ndërtimtarisë, të cilët janë thirrur në nene dhe ligje të cilat nuk ekzistojnë.
Dyshohet se këto janë raste korruptive, prandaj rastet i kemi dorëzuar në Prokurori.
2. Qytet i pastër dhe i gjelbër
– Hapësirat publike për qytetin janë sikur dhomat e ndejës për shtëpitë. Sa më të
pastra dhe të rregulluara të jenë hapësirat publike të qytetit, aq më i këndshëm do
të jetë qëndrimi në to.
Prandaj Komuna ka organizuar javën ekologjike “Pastro përtej pragut”, që për
qëllim ka pastrimin e qytetit dhe rritjen e vetëdijesimit për një Prizren të pastër e të
gjelbër.
– Në shtigjet e Maleve të Sharrit janë parë shumë mbeturina, prandaj është bërë
pastrimi i shtegut më të preferuar të malësorëve, nga Shtëpia Malore deri në fshatin
Struzhë. Aksioni u realizua nga Ekoregjioni dhe DSHP-ja, me qëllim të largimit të
mbetjeve të ngurta.
– Gjatë tre muajve të kaluar, Komuna ka pastruar 405 tonë mbeturina të ngurta me
prejardhje të ndryshme. Largimi i 405 tonë mbeturinave është sasi e madhe dhe
impresive si shërbim, por kjo sasi nuk është as 1% e mbeturinave që janë hedhur
gjithandej Komunës sonë.

– Prizreni ka shumë pika të zeza të ndotjes me mbeturina të ngurta. Largimi i
mbeturinave, pos që i jep pamje më të mirë qytetit, ndikon edhe në shëndetin e
qytetarëve. Drejtoria e Shërbimeve Publike ka bërë pastrimin e rrugëve nga
mbeturinat e ngurta. Janë bërë pastrime te hapësirat e gjelbra, rreth rrugëve në
hyrje të qytetit, në magjistralen Prizren-Reçan dhe në hyrje nga autostrada në
transitin e vjetër. Gjithsesi aksioni i pastrimit do të vijojë gjatë tërë vitit.
– Kontejnerët e vjetër, që kanë shërbyer për grumbullimin e mbeturinave nëpër
lagje të urbanizuara, janë amortizuar, prandaj të gjithat i kemi i ndërruar me
kontejnerë të rinj (gjithsej 120 copë). Plani është zvogëlimi i kontejnerëve deri në
atë masë, sa secila banesë ta ketë kontejnerin e vet, si dhe projektimi i një
zgjidhjeje të veçantë për veprimtaritë hoteliere dhe ushqimore, të cilat gjatë ditës
krijojnë sasi enorme të mbeturinave.

– Komuna organizoi aktivitet vullnetar me nxënës të të gjitha shkollave fillore për
pastrimin e hapësirave publike dhe të shkollave, si dhe organizoi orë mësimore
kushtuar pastërtisë.
– Punëtorët shëndetësorë të QKMF-ve kanë bërë pastrimin e ambienteve përreth
institucioneve shëndetësore. Të angazhuar kanë qenë stafi mjekësor së bashku me
drejtoreshën e shëndetësisë.
– Takim me përfaqësuesit e ambasadës së Suedisë, të prirë nga z. Anders Ëallter
dhe zyrtarët e qendrës “Olof Palme”, të cilët shprehën gatishmërinë e Qeverisë
suedeze për asistencë Komunës sonë për riciklim të mbeturinave.
– Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar me mbjelljen e fidanëve të rinj dhe me
zëvendësimin e atyre të prishura. Deri më tani janë mbjellë rreth 550 fidanë të rinj.
Nëpërmjet drurëve dekorohen hapësirat publike, pastrohet ajri, rritet cilësia e jetës
dhe qytetit i kthehet identiteti. Prandaj, Komuna e ka zgjeruar planin në hapjen e
vend mbjelljeve të reja të drurëve në hapësirat publike.

– Shpati i malit mbi lagjen Varosh, me vite të tëra ka qenë “pika e zezë”, më e
madhe me ndotje në Qendrën Historike të qytetit. Përveç ndotjes së ambientit, kjo
pamje e ka shëmtuar imazhin e lagjeve të bukura rreth Kalasë së Prizrenit. Pjesa e
shpatit është pastruar, ndërsa në Ditën e Planetit, së bashku me organizatat
joqeveritare, kjo pikë do të pyllëzohet.
– Lumi është hapësira kryesore publike në Prizren, i cili fatkeqësisht, për shkak të
ndotjes, e ka humbur ekosistemin e vet dhe bukurinë. Organizata joqeveritare
“BunarFest”, me mbështetje të Komunës, ka bërë pastrimin e lumit në zonën e
qytetit në gjatësi prej 250 metra. Ky aksion mbulon vetëm 10% të gjatësisë së
lumit që kalon nëpër qytet, prandaj Komuna planifikon pastrimin e rregullt të
Lumbardhit.

– Përgatitje për organizimin e Ditës Botërore të Planetit, ku planifikohen mbjellje të
fidanëve të rinj gjithandej Komunës.
– Shtegu prej Marashi deri në Kala është hapësira më e madhe publike e mbetur që
frekuentohet nga qytetarë të shumtë. Është duke u projektuar mbjellja me drurë
frutorë nëpër shtegun e këmbësorëve. Ideja e drurëve frutorë është t’i joshë
kalimtarët me pamje dhe fruta si dhe shtegut t’i japë karakter identifikues.
– Komuna është duke punuar në një projekt ambicioz për krijimin e 10.000 metrave
katrorë hapësirë të re publike në qendër të qytetit.
– Komuna e Prizrenit ka sipërfaqe të mëdha me pyje të cilat nuk janë të ruajtura
mirë.
Drejtoria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural ka bërë inspektimin dhe raportimin e
gjendjes në këtë sektor. Problemet e zonave pyjore janë: uzurpimet, inspektimi jo i
mjaftueshëm nga rojtarët e pyjeve dhe dëmtimi i pyjeve nga prerjet dhe zjarri.
– Pastrimi i rregullt dhe mirëmbajtja e hapësirave publike është e domosdoshme.
Nga inspektimi i gjendjes është konstatuar se Komuna nuk ka kapacitete të
mjaftueshme teknike dhe financiare për mirëmbajtjen e hapësirave publike. Për
vitin tjetër planifikohet një buxhet më i madh si dhe shtimi i kapaciteteve njerëzore
për menaxhim.
– Me kërkesë të qytetarëve shumë lagje dhe fshatra janë pastruar nga mbeturinat e
ngurta pranë rrugëve. Gjithsesi ky fenomen në Komunën tonë ka përmasa
shqetësuese dhe për zgjidhjen e kësaj dukurie nevojitet bashkëpunimi i ngushtë me
qytetarët si dhe aplikimi i dënimeve për ndotësit.
– Është realizuar takimi me Kryebashkiakun e Kukësit lidhur me një projekt të
përbashkët për pastrimin e Drinit. Te dy komunat janë duke hartuar një projekt te
përbashkët për pastrimin nga mbeturinat plastike, të cilat mblidhen në këtë liqe.
Bashkërisht do të aplikohet në fonde për realizimin e këtij projekti.
3. Shërbime efikase
– Në fillim të mandatit kemi instaluar sistemin bashkëkohor të komunikimit me
qytetarë – Qendra e Thirrjeve.
Ky sistem i avancuar teknologjik mundëson komunikim të pandërprerë me qytetarë
për ta adresuar problemin në vend të duhur dhe në kohë sa më të shpejtë. Më tutje,
sistemi mundëson përcjelljen e kryerjes së detyrës së ngarkuar, drejtorisë
përkatëse, si dhe krijon pasqyrë të efikasitetit për Kryetarin e Komunës. Të gjitha
thirrjet realizohen falas, fillimisht prej orës 8:00 deri në orën 24:00.
Raportin e Qendrës së Thirrjeve e gjeni në fund të këtij dokumenti.
– Komuna është duke punuar që sistemi shërbimi Qendra e Thirrjeve të jetë
funksional edhe me ueb.
– Banka Botërore do të financojë projektin Smart City, të zhvilluar nga kompania
Cacttus, i cili ka për qëllim ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarë (me
reforma në administratë).
– Komuna ka marrë vendim që të gjitha shërbimet në ndërtesën e administratës
komunale, ato të ofiqarisë, të jenë të hapura për qytetarët nga ora 08:00 deri në
16:00, pandërprerë. Pra, shërbimet me qytetarë më nuk do të jenë të mbyllura gjatë
pauzës së drekës.
Për më tepër, Komuna është duke shqyrtuar mundësitë e zgjatjes së kohës së
punës, posaçërisht gjatë periudhave të vitit, kur ka fluks më të madh të qytetarëve,
në mënyrë që shërbimet të jenë më të lehta për qytetarë.
– Nga tetë e-kiosqet, sa janë të instaluara në Komunën e Prizrenit, asnjëra nuk është
në funksion, pavarësisht se teknikisht janë pranuara nga Komuna. Drejtoria e
Administratës është duke punuar në instalimin e një sistemi të ri dhe efikas në këto
kiosqe për dhënien e certifikatave.
– Pas njoftimit nga mediat për mishin me prejardhje të dyshimtë, Drejtoria e
Inspektorateve ka kontrolluar mishtoret, thertoret, dyqanet që shërbehen me mish
si dhe qendrat tregtare.

Mishi i importuar nga Belgjika ka pasur afat të skaduar dhe paraqiste rrezik për
shëndetin e qytetarëve. Në bazë të planeve operative të Drejtorisë së
Inspektorateve në Prizren është bërë një kontroll me spektër të gjerë inspektimi. Në
përbërje të inspektorëve do të kombinohen inspektorët veterinarë, sanitarë dhe
inspektorë të tregut, me qëllim të parandalimit të shitjes, përpunimit apo edhe të
shërbimeve të tjera të këtij mishi.
Nëpërmjet Drejtorisë së Inspektoratit Komuna ka kryer kontrolle inspektuese,
inspektimet e veterinarisë, mbikëqyrje dhe kontrollin e artikujve ushqimorë me
prejardhje shtazore në prodhim, qarkullim dhe deponim. Gjatë kontrollimit është
gjetur mish me afat të skaduar në një qendër të madhe tregtare. Gjithsej 720 kg. të
këtij mishi është shitur si mish i freskët. Ndaj kompanisë është ngritur kallëzim
penal, ndërsa mishi është asgjësuar me mjete kimike.
Aksioni i inspektimit ka rezultuar i suksesshëm, ngase pas këtij rasti të publikuar
janë lajmëruar disa kompani të cilat janë deklaruar se me vetiniciativë do ta bëjnë
asgjësimin e ushqimit me afat të skaduar. Shuma e artikujve ushqimorë të
asgjësuar është 14.152,00 euro.
– Komuna ka nënshkruar marrëveshje me ndreqe.com për raportimin e problemeve
përmes platformës së re digjitale.
– Komuna ka bërë kontrollimin e kafshëve për therje dhe kontrollimin e mishit në
linjën e therjes në thertore, kontrollimin dhe përpunimin e mishit dhe të
nënprodukteve të mishit si dhe operimi dhe kontrollimi i thertoreve private dhe i
dyqaneve të mishit.

– Gjatë periudhës 100 ditore Komuna ka bërë inspektimet sanitare.
Inspektimet janë kryer në objektet që zhvillojnë veprimtari hoteliere, në objektet
tregtare ku bëhet shitja e artikujve me pakicë, në objekte ku bëhet shitja e barërave
me pakicë (farmaci), në objekte ku bëhet furnizimi me ujë të pijshëm dhe testimi i
kualitetit të ujit nëpërmjet analizave fiziko-kimike dhe bakteriologjike.
Kontrollet inspektuese janë bërë edhe për inspektimet e bujqësisë, si prodhimet
ushqimore me prejardhje bimore nëpër dyqane, kualiteti i miellit dhe prodhimet
nga mielli (furrat). Sipas rasteve është bërë edhe inspektimi i sipërfaqeve të tokave
bujqësore (sipas rasteve), gjithashtu janë kontrolluar pijet alkoolike, autotransportuesit,
eksploatuesit e rërës dhe të gurit natyror, resurset ujore.

– Komuna ka qenë e përkushtuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Qendrën
Historike të qytetit dhe për rrjedhojë, Drejtoria e Inspektoratit i ka ndërprerë
punimet e ndërtimit në tri lokacione në zonën historike të qytetit.
– Komuna ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prizren kallëzim penal ndaj
tre qytetarëve, të cilët kanë bërë shkatërrimin e një objekti të trashëgimisë
kulturore në Qendrën Historike të qytetit.
Fjala është për objektin e mbrojtur nga lista e trashëgimisë e Ministrisë së Kulturës
(shtëpia e familjes Hisari), e ndërtuar në shekullin XIX. Sipas ligjit në fuqi,
dëmtimet dhe shkatërrimet e paautorizuara të objekteve të mbrojtura në
Republikën e Kosovës janë të dënueshme.
– Drejtoria e Inspektoratit ka bërë rrënimin e katër objekteve pa leje. Objektet në
ndërtim e sipër kanë qenë tërësisht pa leje, ndërsa gjatë ndërtimit ka shpërfillur dy
herë urdhëresën e inspektorëve ndërtimorë për ndërprerjen e punimeve. Pronarët
kanë vazhduar me ndërtim, prandaj si masë e fundit, sipas ligjeve në fuqi, është
rrënimi i objektit.
– Komuna ka bërë hapa të mëdha drejt instalimit të rendit dhe ligjit në sektorin e
ndërtimit. Janë ndërprerë punimet në disa objekte të ndërtimit të lartë për shkak të
tejkalimit të lejeve, qofte në etazhitet, qoftë në zgjerimin e objekteve.
– Drejtoria e Inspektoratit ka hasur një objekt prej 13 katesh tërësisht pa leje në
“Jeni Mahallë”. Objekti me tri kate bodrum, dy kate përdhesë me lokale afariste
dhe me tetë kate për banim, nuk ka leje. Përveç kësaj, një pjesë e parcelës, ku është
ndërtuar objekti në fjalë, është në pronë publike.
Ky objekt, tërësisht i ndërtuar pa leje, njëherësh është dëshmi se sa shumë ka
degraduar Prizreni gjatë qeverisjes së kaluar. Për këtë objekt është mbajtur një
konferencë për shtyp për të njoftuar për hollësitë e rastit, ndërsa ndaj pronarit është
dorëzuar kallëzim penal.
– Dukuria e përhapur, kur çmimet në rafte ndryshojnë prej atyre në arkë, është e
papranueshme. Pas denoncimit të mashtrimit të konsumatorit nëpërmjet “Qendrës
së thirrjeve”, punonjësit komunalë e kanë vërtetuar këtë veprim mashtrues në një
qendër të madhe tregtare në qytet. Ndaj palës menjëherë është bërë kërkesë për
fillimin e procedurës për kundërvajtje në Gjykatën Themelore.
– Në tre muajt e fundit janë identifikuar 34 raste të dyshimta të shkeljeve ligjore që
kanë të bëjnë me lejet ndërtimore, tejkalimin e lejeve si dhe ndërtime pa leje. Të
gjitha këto i kemi dorëzuar në Prokurori për fillimin e hetimeve për keqpërdorime.
Për këtë çështje është mbajtur konferencë për shtyp me Kryeprokurorin dhe me
Kryetarin e Gjykatës Themelore të Prizrenit. Luftimin e krimit dhe korrupsionit që
ka kapluar qytetin, e kemi vënë si prioritet.

– Komuna ka intervenuar pa hezitim në disa raste ndaj operatorëve ekonomikë për
uzurpim të hapësirave publike. Të gjitha rastet janë proceduar, ndërsa konform
procedurave ligjore do të lirohen të gjitha hapësirat publike të uzurpuara.
– Bilanci 100 ditësh i Drejtorisë së Inspektoratit është: 1269 aktvendime, 51
kërkesa, 46 pëlqime, 15 ndalim veprimtarie, 46 kontrolle në aksion, 3 kallëzime
penale. Që në fillim të mandatit po përmbushet zotimi për ndaljen e ndërtimeve pa
leje.
– Drejtoria për Emergjenca dhe Siguri ka intervenuar në gjithsej 61 raste me
zjarrfikës dhe në 52 raste me inspektorët komunalë.
– Duke u bazuar në gjendjen ekzistuese të shtëpive të dëmtuara në Qendrën
Historike, Drejtoria për Emergjencë dhe Siguri ka formuar komision të vlerësimit
për këto objekte. Objektet në fjalë paraqesin rrezik për kalimtarët, shëmti për
vizitorët dhe janë turpi i Komunës se si është trajtuar trashëgimia materiale e
qytetit. Pas raportit të komisionit, prioritet i Drejtorisë është intervenimi në
objektin te Qafa e Kishës (ish hotel “Andi”), struktura e së cilës rrezikon jetën dhe
pronën e familjes Zajmi dhe të kalimtarëve në këtë pjesë të qytetit, si dhe disa
shtëpi në Qendrën Historike.
Komuna e Prizrenit urgjentisht do të bëjë pastrimin dhe largimin e rrezikut që po i
kanoset kësaj familjeje dhe qytetarëve, po ashtu do të ndërmarrë masa edhe për
shumë shtëpi të tjera në hapësira ku paraqitet rreziku.
Shëndetësia
– Janë realizuar vizitat sistematike nëpër shkolla, për klasat e para, të pesta dhe për
klasat e nënta. Qëllimi i vizitave është parandalimi dhe zbulimi i hershëm i disa
sëmundjeve dhe i deformimeve, karakteristike për moshën shkollore. Problemet
më të zakonshme që evidentohen te fëmijët janë: dobësia e shikimit, shputat e
rrafshëta, skoliozat/deformimet e kurrizit dhe anemitë. Problem tjetër në rritje te
fëmijët është obesiteti. Fëmijët që janë evidentuar të pavaksinuar janë referuar për
vaksinim në Qendrat e Mjekësisë Familjare përkatëse.
– Drejtoria e Shëndetësisë ka ndërmarrë masa për përmirësimin e shërbimit
shtëpiak për personat me sëmundje kronike dhe të moshuar. Është hartuar projekti
për furnizim me dy automjete për këtë shërbim i cili do të funksionalizohet shumë
shpejt.
– Është formuar Këshilli për Siguri në Bashkësi.
Këshilli për Siguri në Bashkësi është organ shumë i rëndësishëm i Komunës, i cili
ka për detyrë të përmirësojë sigurinë e qytetarëve. Ky organ takohet gjashtë herë
në vit dhe jep rekomandime për këtë çështje. Në mbledhjen e Këshillit është marrë
vendim të hartohet plani vjetor i punës për KSB, në koordinim me anëtarët e
Këshillit për temat që përfshijnë: shtëpitë e vjetra, në mënyrë që të parandalohet
ndonjë fatkeqësi, siguria në shkolla, sinjalizimet në trafik, kamerat e sigurisë, qentë
endacakë, prodhimet ushqimore me afat të skaduar, zjarret në male, gjuetia dhe
peshkimi ilegal, ndriçimi publik, dukuritë negative të shfaqura gjatë festivaleve,
fëmijët lypsarë, deponitë ilegale, ndërtimet pa leje dhe gropat e hapura nga
ndërtimet (të cilat me pas shndërrohen në depo mbeturinash).
– Shkollat duhen të jenë të ngrohta, të pastra dhe të sigurta.
Komuna ka rinovuar kulmin e shkollës fillore “Pjetër Budi” në Lubizhdë të Hasit,
një problem emergjent, i neglizhuar me vite, ka qene ndër vendimet e para të
Kryetarit.
– Ndriçimi publik është brengë e madhe e qytetarëve.
Mungesa e ndriçimit nëpër lagjet e qytetit dhe të fshatrave, i bën hapësirat publike
të pasigurta për qytetarët. Prandaj, Komuna përveç renovimeve të ndryshme të
sistemit të ndriçimit publik dhe ndërrimit të poçeve të dëmtuara, mirëmbajtjes dhe
ndërrimit të regjimit të punës në disa udhëkryqe me semaforë, po i realizon edhe
kërkesat e qytetarëve për renovim të ndriçimit publik. Prej punëve që janë bërë për
ndriçim janë:
– në rrugën “Turgut Ozal” dhe “Kont Urani”- është instaluar ndriçimi i ri publik,
inteligjent, me menaxhim nga distanca.
– në fshatin Atmaxhë e Re është instaluar ndriçim i ri publik.
– në fshatin Korishë është bartur sistemi i ndriçimit publik nga shtyllat e drurit në
shtylla të betonit.
– janë aftësuar ndriçimet publike në parqe dhe në sheshet: “Mbretëresha Teutë”,
“Namazgjah”, Ortakoll si dhe në rrugën “De Rada”.
– Janë instaluar 7 kamera të sigurisë për vrojtim të hapësirave publike në hyrje të
Prizrenit dhe në Lubizhdë.
– Shërbimet e pastrimit të rrugëve gjatë ditëve me të reshura dëbore kanë qenë më
efikas se kurrë më parë. Rrugët kryesore që janë nën mbikëqyrje të Komunës janë
pastruar nga tri kompani të kontraktuara në afat rekord prej 24 orësh, gjithandej
Komunës së Prizrenit.
– Pas shkrirjes së borës dhe nga kripa e hedhur, rrugët e asfaltuara zakonisht
dëmtohen. Komuna nëpërmjet kompanive të kontraktuara ka bërë sanimin e këtyre
dëmtimeve.
– Pas të reshurave të shumta dhe nga shkrirja e shpejtë e borës, ka pasur rrëshqitje
të dheut në disa rrugë të Komunës sonë. Komuna ka intervenuar në hapjen e
rrugëve për në: Llokvicë, Struzhë, Lubiqevë, Billushë dhe në Lubinjë, duke e
normalizuar aktivitetin e qytetarëve tanë në këto lokalitete.
– Punimet e tej zgjatura në rregullimin e infrastrukturës rrugore në “Jeni Mahallë” e
kanë çrregulluar jetën e banorëve dhe të afaristëve të kësaj lagjeje. Komuna ka
inspektuar punimet dhe fillimisht është dakorduar me punëkryesin që ta përfundojë
shtrimin e shtresës së zhavorrit për 20 ditë pune. Përkundër presionit, kompania në
fjalë ende nuk i ka kryer punimet në këtë rrugë, gjë që Komunës ia mundëson
shkëputjen e kontratës për shkak të shkeljeve të planit dinamik të punimeve. Si
vendim përfundimtar, në bisedë me banorët e lagjes, është vendosur të mos
shkëputet kontrata, pasi që hapja e tenderit të ri do t’i vononte punimet edhe për
disa muaj. Prandaj është vendosur që të vazhdohet me punime në këtë rrugë nën
mbikëqyrje të Komunës.
– Në mungesë të planifikimit të plotë infrastrukturor, banesat sociale në rrugën e
transitit kanë qenë të pabanueshme.
Për finalizimin këtyre banesave Komuna ka arritur marrëveshje me:
Hidroregjionin, për rregullim dhe kyçje të ujit të pijes, KEDS-in, për sigurimin e
trafos dhe është reviduar projekti ‘’Rregullimi i hapësirës mjedisore te banesatPetrovë”.
Së shpejti, qendra do të bëhet funksionale për banorët nevojtarë, të cilët
me vite kanë pritur ta kenë një kulm mbi kokë.
– Është formuar Komisioni për Hartimin e Rregullores për Taksa dhe Tarifa.
Komisioni, i emëruar nga Kryetari i Komunës, për plotësim – ndryshimin e
Rregullores për taksa, tarifa, ngarkesa, gjoba nga shërbimet dhe veprimtaritë
komunale, ka mbajtur tri takime pune.
Ky komision përbëhet nga përfaqësues të përcaktuar nga drejtoritë. Komisioni ka
shqyrtuar të gjitha pikat, apo nenet, sipas drejtorive të cilat janë paraparë me
rregullore. Janë konstatuar shumë çështje të cilat duhet të përmirësohen dhe të
ndryshohen:
Në muajin prill, komisioni do të mbajë dëgjim (diskutim) publik, ku të gjithë
qytetarët, përfaqësuesit e OJQ-ve, subjektet afariste dhe të interesuarit mund të
marrin pjesë. Të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi të japin propozime. Pas
përfundimit të punës finale të rregullores; draft-rregullorja do të publikohet në ueb
faqe dhe do të dërgohet tek kryesuesi i Kuvendit për t’u aprovuar në Kuvend.
-Zyrat e gjendjes civile në Gjonaj dhe në Lubizhdë të Qytetit.
Kontratat për ndërtimin e këtyre dy zyrave janë bërë që në vitin 2015, por nuk janë
realizuar si pasojë e neglizhencës së Drejtorisë së Administratës së kaluar. Për
Zyrën e Gjendjes Civile në Lubizhdë, Komuna ka obligime në shumën prej rreth
5000 euro, mjete të cilat janë planifikuar me ridestinimin e mjeteve nga të hyrat
vetanake. Janë kryer të gjitha procedurat e pranimit teknik dhe tashti është
funksionale dhe në shërbim te qytetarëve. Ndërsa për Zyrën e Gjendjes Civile në
Gjonaj, Komuna i ka kryer të gjitha obligimet financiare, është bërë pranimi teknik
nga organi mbikëqyrës, por nuk është vënë në funksion për shkak se nuk ishte
planifikuar kyçja energjisë elektrike në këtë objekt.
– Komuna ka ri-sistemuar disa nga zyrat që ofrojnë shërbime me qytetarë , me
synimin që të gjitha shërbimet të jenë sa më afër qytetarëve.
– Zyrtarët e arsimit të DKA-së kanë zhvilluar vizita në shkollat e Komunës për të
studiuar fizibilitetin e sigurisë së nxënësve në shkolla dhe kanë përgatitur raportet e
tyre. Është emëruar Komisioni i DKA-së, për adresimin e çështjes së sigurisë së
nxënësve dhe të personelit në shkolla.
Gjatë këtij procesi zyrtarët e arsimit i kanë mbledhur dhe i kanë përpunuar të
dhënat për vijueshmërinë e nxënësve në shkolla, mungesat dhe vonesat në procesin
edukativ-mësimor. Janë shqyrtuar ankesat e nxënësve për rastet e pezullimit të
përkohshëm nga procesi mësimor dhe janë përgatitur përgjigjet në ankesat e
parashtruara, duke përfshirë edhe sistemimin e tyre në shkollat përkatëse.
– Është emëruar Komisioni i DKA-së për parandalim dhe reagim ndaj dukurisë së
mosregjistrimit dhe braktisjes së shkollës nga nxënësit dhe Komisioni për
vlerësimin e nxënësve me nevoja të veçanta;
Komuna ka funksionalizuar Dhoma burimore për vlerësimin e nxënësve me nevoja
të veçanta në nivel të Komunës / DKA-së.
– Janë zhvilluar takime pune në Divizionin e MASHT për mësimin gjithëpërfshirës
dhe janë përcaktuar objektivat për vitin 2018, duke përfshirë trajnimet për
mësimdhënësit për gjithëpërfshirje dhe funksionalizimin e dhomave burimore.
– Komuna ka emëruar Komisionin për Politikat Arsimore, fokusi i këtij Komisioni
do të jetë përgatitja e politikave arsimore të cilat i adresojnë: gjithëpërfshirjen,
mosregjistrimin dhe braktisjen e shkollës, rendin ditor në shkolla, detyrat dhe
përgjegjësit e nxënësve dhe mësimdhënësve.
– Politikat arsimore-komunale të cilat adresojnë dhe fuqizojnë udhëheqje dhe
menaxhim. Është përgatitur Projekt-rregullorja komunale e cila adreson të drejtat,
detyrat, përgjegjësitë e drejtorëve të shkollave dhe të gjithë të punësuarve në
institucionet edukative-mësimore.
– Sigurimi i cilësisë në shkolla përmes koordinatorëve të cilësisë
DKA-ja ka përzgjedhur të gjithë koordinatorët e cilësisë në bazë shkolle dhe është
përgatitur databaza e tyre. Është emëruar Komisioni mbështetës në DKA për
vlerësimin e cilësisë. Komisioni synon të organizojë punëtorinë në nivel komunal
ku do të analizohen të gjeturat e IPK-së.
– Ka përfunduar procesi i vlerësimit të brendshëm në 17 shkollat e komunës.
DKA i posedon raportet e këtij vlerësimi. Vlerësimi është bërë nga IPK-ja. Është
përgatitur lista e shkollave të cilat do të përfshihen në rundin e dytë të trajnimeve
për cilësi (10 shkolla). Trajnimi planifikohet të organizohet gjatë muajve prillqershor
2018. Është mbajtur një punëtori njëditore me shkollat e përfshira në
procesin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm, konkretisht me shkollat “Abdyl
Frashëri” dhe “Emin Duraku”.
MASHT nëpërmjet Inspektoratit të Arsimit ka filluar procesin e vlerësimit të
jashtëm në dy shkollat e Komunës së Prizrenit, konkretisht në shkollat fillore dhe
të mesme të ulëta “Abdyl Frashëri” dhe “Emin Duraku”. Dymbëdhjetë (12) shkolla
të Komunës së Prizrenit janë përfshirë në Testin PISA 2018. Janë përzgjedhur
koordinatorët e testit në nivel shkolle dhe në nivelin e DKA-së.
Janë trajnuar të gjithë koordinatorët e shkollave të përfshirë në testin PISA dhe të
gjithë nxënësit janë të njohur/familjarizuar me natyrën e kërkesave /pyetjeve të
testit në fjalë.
Punëtoria për PISA 2018
Komuna është duke i zhvilluar përgatitjet për Testin e arritshmërisë (kl. IX-të).
Testi do të mbahet në fund të muajit maj dhe janë përgatitur listat me emrat e
nxënësve pjesëmarrës në këtë testim/ vlerësim. Po ashtu janë duke u zhvilluar
përgatitjet për Provimin e Maturës Shtetërore. Janë përgatitur listat e nxënësve dhe
është në përfundim e sipër përcaktimi i qendrave testuese, sipas kërkesave të
MASHT-it.
– Në Komunën tonë janë identifikuar gjashtë shkolla të cilat janë të interesuara dhe
kanë infrastrukturë të duhur për organizimin e mësimit tërëditor sipas standardeve
përkatëse.
– Në vazhdën e punimeve dhe në bazë të kontratës për shenjëzim horizontal, janë
duke u zhvilluar punimet në rrugët e Komunës. Si prioritet janë marrë vendkalimet
e këmbësorëve dhe pengesat në rrugë. Faza e parë për vendosjen e këtyre shenjave
është gati në përfundim. Vendosja e pengesave “sytë e maces” bëhet në të gjitha
vendkalimet e shënuara për këmbësorë dhe nga dy pengesa për parkim do të
vendosen në dyja anët përskaj rrugës në vendkalime, përgjatë unazës së qytetit të
Prizrenit.
– Lejimi i mjeteve për pagesë të familjeve strehuese
Është bërë përgatitja e formës së pakos ushqimore për familjet skamnore Kjo
asistence sociale këtë vit do t’i mbulojë rreth 958 familje me nevojë.
– Mirëmbajtja e muzeut të hapur arkeologjik pranë Kompleksit të Lidhjes së
Prizrenit.
-Komuna planifikon hapjen e një sporteli në objektin e Drejtorisë, në shërbim për
vërtetimet e mbeturinave për të ofruar shërbime sa më të shpejta dhe më efikase
për qytetarët e Komunës së Prizrenit. Është bërë përgatitja dhe marrëveshja me
Drejtorinë e Shërbimeve Publike për të hapur një sportel të sektorit të mbeturinave
në objektin e Drejtorisë për Buxhet e Financa.
– Kryetari e ka takuar z. Halil Kastratin nga OJQ “Jetimat e Ballkanit”, me të cilin
janë dakorduar për ofrimin e ndihmës në projektin e “kuzhinës sociale” dhe
mundësisë për ndërtimin e një qendre për familjet skamnore.
4. Punë dhe zhvillim
– Komuna ka hartuar projektin për një parking të përkohshëm, i cili do të hapet
para fillimit të sezonit veror. Qendra e qytetit ka problem të madh me sigurimin e
parkingjeve për turistë dhe blerës në dyqanet e Çarshisë së Bazhdarhanës. Sivjet do
të bëhet një zgjedhje e përkohshme, duke krijuar parking të ri për afro 90 vetura,
me çmim të lirë. Kështu shkarkohet qendra e qytetit dhe sigurohet parking për rreth
400 dyqane të çarshisë. Projekti i gjetjes së zgjidhjes për më shumë parkingje është
duke u zhvilluar dhe qytetarët do të njoftohen nëpërmjet debateve publike.
– Komuna ka marrë vendim për dhënien e granteve të vogla për hapjen e bizneseve
të reja, me qëllim të rritjes së prodhimit dhe të punësimit. Në ndërkohë është bërë
thirrja publike për qytetarët e Komunës së Prizrenit, të cilët planifikojnë hapjen e
ndonjë biznesi të ri. Menaxhimin e procesit të vlerësimit të projekteve më të mira
do ta bëjë Agjencia për Zhvillim Rajonal Jug, në mënyrë që të sigurohet një proces
transparent dhe i drejtë.
Stimulimi i bizneseve të reja është trend në rritje në Evropë, ngase të rinjve iu
mundësohet që t’i realizojnë idetë e tyre për biznes dhe të eksperimentojnë në
aspektin ekonomik. Nga kjo ndihmë e vogël do të përfitojnë shumë të rinj dhe që
këto t’u shërbejnë atyre për të bërë gjëra të mëdha në të ardhmen.
– Kampi i KFOR-it gjerman, i cili lirohet këtë vit, është një mundësi e
jashtëzakonshme për zhvillimin e Prizrenit dhe tërë Kosovës. Prandaj, Kryetari me
zyrtarët tjerë komunalë ka marrë pjesë në takime të ndryshme dhe prezantimin e
studimin e fizibilitetit, për mundësinë e transformimit të hapësirës së KFOR-it
gjerman në Parkun Gjermano-kosovar për Inovacion dhe Trajnim. KFOR, GIZ dhe
ambasada gjermane kanë punuar dy vite në këtë projekt, se si kjo hapësirë të mund
të transformohet në dobi të qytetarëve të Kosovës.
Duke parë një popullatë të re dhe dinamike, studimi prej 250 faqesh na sugjeron
pesë fusha të dobishme për investim që Prizrenin do ta shndërronin në një
kryeqytet të bizneseve inovative. Fatmirësisht, këto pesë fusha korrespondojnë me
prioritetet tona qeverisëse:
1. Biznese inovative të ndërlidhura me teknologjinë informative dhe të
komunikimit,
2. Vend për edukim formal dhe joformal (nxënien e dijes për zanate),
3. Vend për hulumtime dhe shkencë, që do t’u shërbejnë kompanive të Kosovës me
hulumtime,
4. Vend për biznese që merren me zhvillimin e turizmit dhe kulturës, dhe
5. Vend për zhvillimin e kompanive që përpunojnë produkte bujqësore vendore.
Transformimi i hapësirës së KFOR-it është një rast jetik për zhvillimin e Prizrenit.
Kostoja e mirëmbajtjes së hapësirës për 4 vite është 4 milionë euro. Komuna
planifikon të jetë hisetare në këtë projekt dhe është duke shqyrtuar mundësitë e
implikimit ne të.
– Turizmi është potenciali më i madh për zhvillimin e Komunës, prandaj në 100
ditëshin e parë është hartuar projekti “Studimi i fizibilitetit të kapaciteteve turistike
të Prizrenit”. Për shkak të mungesës së planifikimit buxhetor, për realizimin e këtij
projekti na nevojitet ndihma nga donatorët. Për këtë projekt Komuna është duke
aplikuar në organizata të ndryshme.
– Komuna e Prizrenit, nëpërmjet Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në
vazhdimësi zbaton politikat sektoriale sipas strategjive zhvillimore, me theks të
veçantë në ngritjen dhe përkrahjen profesionale të fermerëve me projekte kapitale
investuese.
Kjo kryesisht ka të bëjë me përmirësimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve
bujqësore dhe aftësimin e fermerëve për prodhimtari intensive, konkurrente në
tregun vendor dhe regjional.
Pjesë e këtyre aktiviteteve këtë vit është edhe realizimi i projektit “Furnizimi me
farë misri”. Përfitues janë mbi 400 bujq të cilët i kanë plotësuar kriteret
konkurruese dhe aktivitet kryesor bujqësor e kanë kultivimin e kulturave lavërtare.
– Komuna jonë ka më së shumti tokë bujqësore, prandaj është me rëndësi ndihma e
Komunës për zhvillimin e aktiviteteve të fermerëve.
Në 100 ditëshin e parë është bërë përcaktimi i shkallës së dëmeve që pësojnë
fermerët dhe vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë elementare. Është
bërë dalja në terren për konstatimin e gjendjes faktike dhe hartimi i procesverbalit
mbi shumën e dëmeve të shkaktuara.
Fermerëve u është asistuar në rritjen e numrit të krerëve në fermë me mbarsim
artificial si dhe është organizuar edhe mbajtja e ligjëratave lidhur me temën e
caktuar. Komuna ka konsultuar përfaqësuesit e Bankës Botërore për rritjen e
rendimentit për njësi të sipërfaqes (rritja e sipërfaqeve të tokës bujqësore nën
sistem të ujitjes).
– Komuna ka organizuar aplikimin për subvencione financiare për fermerë nga
MBPZHR për grurë, misër, lopë, dele, perime, pemë e vreshta).
– Prizreni, nga data 17.02.2018, iu bashkua Unionit të Bashkive Shqiptare në
Rajon. Unioni është një mundësi shumë e mirë e shkëmbimit të përvojave dhe e
projekteve të suksesshme mes nesh. Është një urë bashkëpunimi për të shkëmbyer
eksperienca mes qyteteve, e cila, në radhë të parë, do t’u shërbejë qytetarëve për
çështje të ndryshme, si: pastrimi, gjelbërimi, transporti publik etj.
Bashkitë dhe komunat do të angazhohen për të bashkëpunuar rreth projekteve
rajonale dhe ndërkufitare si dhe mbështetja e njëri-tjetrit me asete, ekspertizë dhe
personel në rast të emergjencave civile. Në takimin e mbajtur më 17 e 18 shkurt në
Prishtinë, u vendos ngritja e Sekretariatit teknik dhe vendosja e selisë qendrore në
Tiranë, ku do të jetë selia e Sekretariatit të Unionit.
– Analiza e mobilitetit urban shërben për përmirësimin e gjendjes ekzistuese si dhe
jep pasqyrë për organizim në të ardhmen. Në kuadër të kësaj analize Komuna ka
bërë analiza të ndryshme duke filluar nga numërimi i automjeteve në hyrjet e
qytetit, analiza e rreth rrotullimeve, problem i parkingjeve, ngarkesat në trafik,
lëvizshmëria e këmbësorëve, e personave me nevoja të veçanta etj.
– Hartimi i hartave zonale është në proces, por para hartimit të hartave zonale duhet
të vlerësohet Plani Zhvillimor Komunal, sipas udhëzimit administrativ.
Komuna në muajin shkurt ka formuar grupin punues për hartimin e dokumentit
‘’Vlerësimi i Planit Zhvillimor Komunal’’. Ky dokument do të na shërbejë për
planifikim më të mirë dhe më efikas në punë dhe zhvillim. Gjithashtu, në emër të
zhvillimit të lagjeve të reja, PUPH ka vazhduar me hapjen e rrugëve në lagjen
“Dardania”, duke implementuar planin rregullativ të hollësishëm.
– Ndërtimi i infrastrukturës në Parkun Ekonomik në Lubizhdë të Prizrenit është në
fazën përfundimtare të investimeve, megjithatë mungon dokumentacioni i
nevojshëm për funksionalizim dhe investime të mëtutjeshme në këtë hapësirë. Nga
16 kritere, sa ka nevojë për t’u plotësuar, deri më tani janë siguruar vetëm 6 kritere.
Komuna është duke punuar për plotësimin e kritereve të mbetura. Për këtë vit është
paraparë investim në këtë zonë në shumën prej 350.000,00 euro.
– Sipas udhëzimit të Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë, gjatë këtij viti do të
bëhet kategorizimi dhe certifikimi i të gjitha objekteve hoteliere në Kosovë. Në
mungesë të organit kompetent, ndër vite, pronarët e hoteleve kanë bërë
vetkategorizim të bizneseve të tyre. Kjo praktikë do të ndryshojë, pasi që
nëpërmjet certifikimit zyrtar mundësohet përfshirja e Prizrenit dhe e Kosovës në
përgjithësi, në tregun botëror për oferta turistike. Janë ftuar të gjitha bizneset
hoteliere që të aplikojnë për kategorizimin e bizneseve të tyre.
– DKA dhe OJQ “EC ma ndryshe” kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit
për rregullimin e infrastrukturës nëpër shkolla për persona me aftësi të kufizuar.
– DKA ka bërë:
– përzgjedhjen e mësimdhënësve dhe të personelit tjetër në shkolla.
– ka përgatitur instrumentin për vlerësimin e kandidatëve të cilët konkurrojnë për
mësimdhënës dhe personel tjetër
– Janë përgatitur testet me shkrim për vlerësimin e kandidatëve për mësimdhënës;
– Janë përzgjedhur mësimdhënësit sipas konkurseve përkatëse.
– Procesi i planifikimit të stafit udhëheqës dhe i shërbyesve civilë në institucionet
edukative-mësimore/ shkolla –
– Në bashkëpunim me Zyrën e Personelit është bërë vlerësimi i nevojave për stafin
civil në DKA për vitin 2018 dhe personelin udhëheqës në shkollat e Komunës.
Është përgatitur për MAPL-në lista me emrat e shkollave ku duhet të procedohet
me procesin e përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave, të cilëve iu skadon kontrata
e punës. Është përgatitur Përkujtuesi për kandidatët të cilët
pretendojnë/konkurrojnë për drejtor shkolle. Është përgatitur dhe publikuar
konkursi për drejtorë të shkollave (20 drejtorë dhe 2 zëvendësdrejtorë);
– Për zhvillimin e mësimdhënësve DKA ka bërë:
Vlerësimin e dosjeve të mësimdhënësve sipas KKK- Zyrtarët e arsimit dhe
trajnerët e çertifikuar nga MASHT kanë bërë vlerësimin e dosjeve të
mësimdhënësve për zbatimin e KKK-së.
Janë vlerësuar dosjet e te gjithë mësimdhënësve të klasave të para, të gjashta dhe të
klasave të njëmbëdhjeta.
Trajnimi i mësimdhënësve –
Është bërë trajnimi i mësimdhënësve të klasave të II, VII dhe XI për zbatimin e
kurrikulës së re. Ky trajnim zhvillohet nga MASHT-i, divizioni për zhvillim
profesional dhe është në vazhdimësi. Gjatë muajve prill, qershor dhe gusht
vazhdohet me procesin e trajnimit të mësimdhënësve të tjerë.
Planifikimet për zhvillimin profesional të mësimdhënësve – DKA e ka shpërndarë
njoftimin për të gjitha shkollat e Komunës, për përgatitjen e planeve të shkollave
respektive, për Zhvillimin Profesional të mësimdhënësve;
– DKA ka emëruar Komisionin për zhvillimin profesional të mësimdhënësve.
DKA ka koordinuar politikat komunale për zhvillimin profesional të
mësimdhënësve me politikat e MASHT-it.
– DKA dhe MASHT kanë organizuar punëtorinë njëditore me temën: “Profilizimi i
mësimdhënësve në nivelin 1” / 1 shkurt 2018. Në punëtori ka marrë pjesë: Ministri
i Arsimit, Kryetari i Komunës dhe Drejtori i DKA-së.
– Janë proceduar për miratim nga Kryetari dhe Bordi konkluzione nga pozicioni i
subvencioneve dhe mallra e shërbime (bursat, transporti i nxënësve, aktivitetet
jashtë mësimore etj.)
Njëmbëdhjetë shkolla të Komunës kanë përfituar grante shkollore në shumë prej
10 mijë eurove, nga Projektet e Bankës Botërore / Projekti IDA. Shkollat
përfituese të këtij projekti janë:
1. Shkolla në Krushë të Vogël
2. Shkolla në Gërnçar
3. Shkolla ne Pllanjanë
4. Shkolla ne Manastiricë
5. Shkolla në Reçan
6. Shkolla në Skorobisht
7. Shkolla në Piranë
8. Shkolla në Romajë
9. Shkolla në Planejë
10. Shkolla në Medvec
11. Shkolla në Billushë
Vlera e përgjithshme e grantit është 88.643.00
– Komuna është duke bërë analizën e strukturës dhe të sasisë së mbeturinave. Kjo
analizë është e rëndësishme për të përcaktuar mënyrën se si do të bëjë Komuna
riciklimin e mbeturinave. Projekti hyn në kapitullin e zhvillimit, pasi që out-puti i
mbeturinave do të jetë krijimi i energjisë.
– Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për renovimin e pesë shkollave,
ku përfshihen: izolimi, ndërrimi i dyerve dhe i dritareve dhe sistemi i ngrohjeve
qendrore. Shkollat ekologjike me kursim të energjisë përfshijnë ato në Landovicë,
Jeshkovë, Dobrushtë, Krushë e Vogël dhe Caparc.
– Rregullimi i oborrit të shkollës në Vlashnjë nga fondet IPA, ku komuna
participon me mjete në vlerë prej 20%

Më Shumë

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo

Krenaria e Kosovës, Distria Krasniqi, arriti të sjellë edhe një medalje të artë për Kosovën, kësaj radhe duke triumfuar në Kampionatin Evropian për Senior...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat do të...

Lajmet e Fundit