22.5 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Austria ka nevojë për punëtorë, po kërkon në këto 66 profesione

Shteti austriak ka publikuar një listë të detajuar të profesioneve deficitare në atë vend për vitin 2022, ku renditen 66 profesione, si dhe është përcaktuar një listë e veçantë e profesioneve për provinca të caktuara.

Zbritje të reja të çmimeve në Deppo Market

Bëhet fjalë për Dekretin për fuqinë punëtore profesionale, përkatësisht profesionet deficitare për vitin 2022, duke u bazuar në Ligjin për punësimin e të huajve në gjithë Austrinë, kështu të paktën kanë bërë të ditur nga Ambasada austriake në Sarajevë.

Referuar listës së publikuar, disa prej profesioneve për të cilat ekziston një kërkesë e madhe janë infermieret e diplomuara/teknikët, kuzhinierët, molerët, automekanikët, xhamaprerësit, muratorët, punonjës që merren me rregullimin e kulmeve të shtëpive, elektroteknikë-inxhinierë të energjetikës, përcjell albinfo.ch

Në listën e kuadrove deficitare janë inxhinierët e teknologjisë informative, mjekë, zdrukthëtarë, instalues të ujit, inxhinierë të diplomuar të makinerisë e kasapë.

 

Më Shumë

Qytetarët e Malishevës kërkojnë më shumë investime në infrastrukturë dhe bujqësi

Komuna e Malishevës ka njoftuar se po vazhdon me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore në të gjitha fshatrat e saj, me qëllim që projektbuxheti për...

Kuklibegu ndriçohet

Fshati Kuklibeg është bërë me ndriçim publik, si rezultat i përfundimit të një tjetër projekti nga Komuna e Dragashit. Lajmin e ka bërë të ditur...

Lajmet e Fundit