33 C
Prizren
E shtunë, 9 Gusht, 2025

Detaje nga aksioni në Prizren: Një personi iu gjet thikë brezi, përfundon në polici

Policia e Kosovës (PK) njofton se ka realizuar kontrolle në lokale dhe automjete në Prizren në kuadër të Planit Operativ “Sezoni Veror 2025”. Një person u shoqërua në polici pasi iu gjet thikë brezi.

“Mbrëmë, më datë 21.06.2025, Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni Policor në Prizren, në bashkëpunim me Njësitin Kundër Trafikimit me Narkotikë dhe me përkrahjen e Njësive të Reagimit të Shpejtë (NJRSH) nga Prishtina, Gjakova dhe dhe Ferizaji, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë realizuar një operacion të planifikuar me kontrolle të befasishme në disa lokale dhe automjete në lagje të ndryshme të qytetit të Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, ky operacion ka për qëllim rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme e dukurive negative gjatë sezonës verore.

Gjatë këtij operacioni, Policia njofton se tek një person është gjetur një thikë brezi.

“I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë hetimore për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, thuhet në njoftim.

Marketing

Më Shumë

Prizren: I dyshuari për fajde arrestohet në flagrancë, ndalohet për 48 orë nga prokuroria

Policia e Kosovës, respektivisht Sektori Rajonal i Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, në mbështetje edhe të njësive tjera relevante, ka zhvilluar...

Drejtoresha e Arsimit, Veselaj-Gutaj, shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të maturantes Tringa Buqaj

Me pikëllim të thellë dhe dhimbje të madhe është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të nxënëses Tringa Buqaj, e cila sapo kishte përfunduar...

Lajmet e Fundit