14.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Autoambulanca vonohet në aksidentin e fëmijës në rrugën Prizren-Vërmicë

Aksident Prizren-VermiceNë dalje nga Prizreni, në drejtim të Zhurit, në afërsi të pompës së derivateve “Badallaj”, mbrëmë është goditur me automjet një fëmijë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Policia ka njoftuar sot se “drejtuesi i automjetit, nga pakujdesia, e ka goditur këmbësorin e moshës së mitur, i cili është trajtuar, fillimisht në Spitalin e Prizrenit, për tu transportuar më pas në QKUK, pasi lëndimet ishin të rënda”.

Drejtuesi i automjetit është arrestuar dhe i njëjti ndodhet në mbajtje.

Sipas informacioneve nga Qendrës Spitalore në Prizren, viktima ndodhej në gjendje kritike për jetën pasi ishte tërhequr zvarrë rreth 45 metra.

Ndërkaq, dëshmitarët okularë kanë bërë me dije se autoambulanca nuk kishte mbërritur në vendngjarje, prandaj me një automjet privat viktima ishte shpënë në spital./Radio Sharri/

Më Shumë

Në Prizren përkujtohet dëshmori Halil Gashi

Në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, këtë të shtunë u mbajtën homazhe për të përkujtuar dëshmorin Halil Gashi, në 27-vjetorin e rënies së tij...

Drini i Bardhë nuk ia del në Mitrovicë

Drini i Bardhë është mposhtur në transfertë nga lideri Mitrovica me rezultat 2:0, në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës. Skuadra vendase siguroi fitoren falë...

Lajmet e Fundit