11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Autostrada ‘Ibrahim Rugova’ mbulohet nga dheu

Derisa në zona brenda qytetit hapësirat e gjelbra betonohen në autostradën “Ibrahim Rugova” rruga e asfaltuar po shndërrohet në hapësirë të gjelbër. Kjo natyrisht si pasojë e mos kujdesit dhe mirëmbajtjes nga institucionet shtetërore të cilat shpenzojnë miliona euro për ndërtimin e këtyre rrugëve dhe vetëm pas përfundimit të tyre ato lihen në harresë.

Edhe më parë është raportuar për shembjet në autostradë dhe vështirësitë që po i shkaktojnë ato, por që deri më sot nuk janë ndërmarrë veprime për sanimin e gjendjes.

Kësaj radhe shembjet kanë ndodhur në pjesën e autostradës në Obiliq dhe shembjet kanë mbuluar rrugën në disa vende, gjë që përbënë rrezik për ngasësit e automjeteve, transmeton “Infokusi”.

Në pjesën më të madhe shembjet kanë mbuluar komplet njërën korsi qe shkon në drejtim të pjesës ku lidhet autostrada me atë në ndërtim e sipër që të qon në Mitrovicë.

Po ashtu edhe në krahun tjetër të rrugës komplet njëri shirit i rrugës është jashtë funksionit për shkak të shembjeve.

Nga fotografitë mund të vërehet se këto shembje nuk kanë ndodhur sot, por ka kohë dhe për këtë dëshmi është bari i mbirë në dheun e rrëshqitur.

Më Shumë

Shishko përgëzon Junior 06 pas sukseseve në U14 dhe U16

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Prizren, Ajlin Shishko, ka përgëzuar klubin e basketbollit Junior 06 për rezultatet e arritura...

Prizreni synon investime gjermane, Totaj pret ambasadorin Rudolph

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me...

Lajmet e Fundit