8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Avdaj e Elezkurtaj, koordinohen për bashkëpunim

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, ka pritur në takim u.d. drejtorit të QKMF-së, Dr. Xhevat Elezkurtaj.

“Në takim është biseduar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të institucioneve shëndetësore, me qëllim të ngitjes së cilësisë dhe ofrimit sa më të mirë të shërbimeve shëndetësore për pacientë”, theksoi drejtori Avdaj.

Nga ana tjetër, Dr. Xhevat Elezkurtaj, u.d. i drejtorit të QKMF-së, ka falënderuar drejtorin për bashkëpunimin e deritanishëm dhe gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit institucional.

“Në takim kemi biseduar për tema që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pacientë, si dhe zbatimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit institucional në mes QKMF-së dhe spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit”, pohoi dr. Elezkurtaj.

Të dy drejtorët janë shprehur të gatshëm për takime më të shpeshta institucionale, me qëllim të trajtimit të gjitha temave dhe veprimeve konkrete për ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore për gjithë pacientët që kërkojnë shërbime në institucionet shëndetësore në nivelin primar dhe sukundar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Komuniteti i Suharekës angazhohet për një mjedis më të pastër

Në kuadër të përpjekjeve për promovimin e një mjedisi më të qëndrueshëm, punëtoria “Qëndrueshmëria Mjedisore dhe platforma ndreqe.com” mblodhi përfaqësues të OJQ-ve lokale, ambientalistë,...

Dogana sekuestron mallra të padeklaruara në një automjet në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se kapur mallra të padeklaruara në një automjet në Vërmicë i cili drejtohej nga një shtetas i huaj. Bëhet e...

Lajmet e Fundit