Avdyli: Dikush nga LDK iu ka thënë portaleve se kam qenë anëtar i PDK’së

Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli, ka thënë në emisionin DPt te Fidani në T7 se ai nuk ka shkelur asnjë parim për të cilin është votuar, dhe se po ka shumë informacione të gabuara të cilat shpërndahen nëpër portale.

“Kur mungojnë argumentet fillojnë etiketimet. Këto ndodhin në regjime totalitare ku mendimi ndryshe etikohet, e pastaj fillojnë internimet. Nuk jemi ende në atë fazë fatmirësisht”, thotë Avdyli.

“Dy portale më kanë thirrë gjatë ditëve të fundit. Dikush nga LDK me gjasë u ka thënë se jam ish-anëtar i PDK’së”, tregon Avdyli.

‘’Kam qenë mjek në luftë. Ky ka qenë roli im dhe për këtë jam krenar. Këto janë pa argumente. Unë kam qenë kryetar dege. Nuk është e mundshme.’’

‘’Po e shoh edhe te disa aktivistë tanë të rinjë kemi informacione të gabuara. Por unë jam krenar për atë që përfaësoj. Këto janë vlera. Duhet të ndalim keqqeverisjen. Nuk dua të lëshoj fjalorin dhe t’i quaj tjerët hajna apo parti kriminale. Por janë parti të keqqeverisjes pa dyshim.’’, përfundon Avdyli. /Express/

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit