8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Avdyli: Disa deputetë të PDK’së u sollën si rrugaçë, i shkuan te tavolina dhe e shanë Donika Gërvallën

Deputeti Haxhi Avdyli është i ftuar në emisionin ‘DPT te Fidani’ ka folur rreth përplasjeve në Kuvendin e Kosovës në seancën e të enjtës së kësaj jave.

Ai thotë se disa deputetë të PDK’së u sollën si rrugaçë duke sharë dhe fyer Donika Gërvallën, ministre e punëve të jashtme.

Thotë se Gjykata Speciale nuk u soll nga Donika Gërvalla. Thotë se kjo e fundit s’ka pse të japë dorëheqje.

“Sot në Kosovë e kemi një opozitë pa vizion, të humbur në kohë dhe hapësirë dhe s’kanë tema dhe po prodhojnë tema të paqena siç është rasti i Donikës’, thotë Avdyli.

“Po shihet nervozizëm i madh shkaku i humbjes’, shtoi ai.

“Disa deputetë me të vërtetë, jo të gjithë, sjelljes e tyre ka vetëm një emër rrugaçëri e stilit klasik. Të fyhet një grua, një Ministre …Të shkohet te tavolina e të shahet. Gërvalla është sharë, është fyer”, tha Avdyli.

Ai tregon momentet në Kuvend kur tha se ishte edhe vetëm prezent.

“E shihni kur vjen Memli Krasniqi dhe shahen në mënyrat më vulgare, pastaj sharje të tilla si ‘ju jeni argat të Vuciqit”, shpjegoi ai.

Haxhiu tha se deklarata e Gërvallës e dhënë më 2016 ishte “nxjerrë nga konteksti”.

Më Shumë

Sonte El Clasico — mund të përcaktohet titulli i kampionit

La Liga, një nga ligat më atraktive në futbollin evropian, vjen sonte me ndeshjen më të madh të këtij sezoni. Dy rivalët e përbetuar, Real...

Sonte Derbi i Madoninës: Fitorja shpall kampion Interin

Dy rivalët e përjetshëm të kampionatit Italian, Milani dhe Interi përballen me njëra-tjetrën në Derbin e Madoninës, mbrëmjen e kësaj të hëne, nga ku...

Lajmet e Fundit