10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Kishte marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer, gruaja infektohet me Covid dhe humb jetën

Një grua në Nabraska, edhe pse kishte marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID-19, ka humbur jetën nga Covid

Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të Nebraskës, bën me dije se gruaja ishte rreth të 80-ve dhe kishte sëmundje të tjera bashëshoqëruese të cilat përkeqësuan gjendjen shëndetësore të saj.

Ajo prej dy javësh ndodhej e shtruar në spital dhe sipas autoriteteve vendase e moshuara kishte marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer.

Lajmi u bë i ditur pasi zyrtarët vunë re një shpërthim të Covid-19, në një shtëpi pleqsh në Kearney dhe pse pjesa më e madhe e tyre ishte e vaksinaur.

Nga 23 banorë të shtëpisë së të moshuarve që dolën pozitiv me Covid-19, vetëm dy prej tyre shfaqën simptoma.

“Në përgjithësi, vaksina bëri atë që duhej të bënte: Ajo parandaloi sëmundjen e rëndë dhe parandaloi njerëzit të shkonin në spital,” tha Dr. M. Salman Ashraf, drejtor mjekësor i Programit të Vlerësimit dhe Nxitjes së Kontrollit të Infeksionit në Nebraska.

Kujtojmë se më herët Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve publikoi një raport mbi disa raste të tjera të ngjashme në një shtëpi pleqsh në Kentaki ku të gjithë kishin marrë të dyja dozat e vaksinës

Më Shumë

69 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

69 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 27 nga këto aksidente janë me të lënduar, ndërkaq 42 me dëme...

“Gjekovë” huqja drejtshkrimore në tabelë te hyrja e Prizrenit

Në hyrje të Prizrenit kanë gabuar në drejtshkrim në tabelë ku shkruan Gjekovë në vend të Gjakovës Ndërsa ajo në gjuhën serbe është shkruar si...

Lajmet e Fundit