19.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Avdyli: Gabimi kryesor i LDK-së ka qenë që ka hyrë në koalicion me PDK-në

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli ka thënë se kjo parti ka bërë gabime gjatë viteve të kaluara.

Avdyli në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, thotë se LDK në dy vite të qeverisjes me ekzekutivin ka pasur suksese dhe ka plotësuar 98% të kritereve për liberalizimin e vizave.

Ai ka thënë se është e vërtet që LDK ka përgjegjësi për gjendjen ku është Kosova.

“Gabimi kryesor ka qenë që ka hyrë në koalicion me PDK-në dhe nuk ka arritur ta merr atë qeverisje por është bërë pjesë e asaj qeverisje. Dhe gabimi i dytë ka qenë që nuk ka dalë nga ajo qeverisje një ditë e më herët”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se dëmet më të mëdha që i janë bërë këtij vendi i takojnë PDK-së.

Duke folur për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, Avdyli thotë se opozitës i kanë munguar 15 vota pasi 12 votat e PSD-së asnjëherë nuk kanë qenë të sigurta.

“Duke votuar buxhetin dhe Ekipin Negociator, qysh ne mund të besonim PSD-në. Ndërsa tani e kanë parë edhe ata që ky ka qenë një mashtrim i tyre. Ekipi Negociator ka qenë ekip mbështetës i Hashim Thaçit. Çfarë takime kanë bërë Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj?”, tha Avdyli./Telegrafi/

Më Shumë

Prezantohet studimi i fizibilitetit për ndërtimin e teleferikut në Kalanë e Prizrenit

Në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit, të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe PPSE-Swisscontact, sot, në...

Moti sot i ngrohtë, temperaturat deri në 22 gradë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasdites pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht në zonat...

Lajmet e Fundit