7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Avdyli: SBASHK-u dhe Ministria e Arsimit të gjejnë gjuhën e arsyes

Qeveria as sot nuk ka proceduar me ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, të cilët ishin në grevë për gati pesë javë, pavarësisht se sot ka nisur procesi mësimor.

 

Lidhur me këtë veprim të qeverisë, dy deputetë nga lista “Guxo”, që është në koalicionin qeverisës me LVV-në, Jeta Statovci dhe Haxhi Avdyli, kanë reaguar, duke shprehur qëndrim të kundërt me këtë veprim.

“Unë kam qenë kundër manipulimit të nxënësve dhe të arsimtarëve për qëllime politike, kundër gjuhës që sindikalistët kanë përdorur e që ishin më motive politike, por vendimin për ndërprerjen e grevës e kam përshëndetur”, deklaroi deputeti Avdyli.

Ai më tej sqaroi qëndrimet e tij dhe të deputetës Statovci, si qëndrim solidarizues  ndaj arsimtarëve, ngase, siç tha ai,  në mesin e arsimtarëve ka të tillë që punojnë ndershëm dhe janë mbajtës të familjeve të tyre, ndaj dhe qeveria duhet ta gjejë zgjidhjen në këtë drejtim, ndonëse, shtoi ai, ka aprovuar pako për mbështetjen ekonomike, por për paga duhet gjetur një kompromis.

Ndërsa lidhur me këtë reagim të deputetëve nga lista “Guxo”, për mosekzekutimin e pagave ndaj arsimtarëve, se mos ka ndonjë çarje brenda koalicionit, deputeti Avdyli mohoi se ka diçka të tillë. Ai shtoi se koalicioni është stabil dhe ftoi sindikatat që të veprojnë me arsye.

Veç kësaj, ai theksoi se arsimtarët e Ministria e Arsimit duhet të gjejnë gjuhën e arsyes, duke përmendur  reformën në arsim.

“Qeveria është e këtij populli dhe është e gatshme për kompromis që të gjendet një mënyrë që orët të humbura të kompensohen në mënyrë të përshtatshme”, deklaroi deputeti Haxhiu në “Lajmet e fundit”,në RTK.

Më Shumë

Sonte El Clasico — mund të përcaktohet titulli i kampionit

La Liga, një nga ligat më atraktive në futbollin evropian, vjen sonte me ndeshjen më të madh të këtij sezoni. Dy rivalët e përbetuar, Real...

Dyshohet për tejkalim të autorizimeve policore, IPK rekomandon suspendimin e rreshterit policor në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren, pas dyshimeve për tejkalim të autorizimeve...

Lajmet e Fundit