Avdyli uron myftiun Ballëku për Bajram

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli bashkë me kryetarin e degës së Zhurit Nijazi Ademaj, deputetin dhe anëtarin e Kryesisë së LDK-së Anton Qunin, asambleistin Haziz Hodaj, ish deputetin Xhavit Ukaj, Sadik Hoxhaj e Petrit Hoxhaj nga dega e Zhurit, ishin në vizitë në selinë e BIK-ut në Prizren, ku u pritën nga kryetari i BIK-ut Lutfi Ballëku, kryeimami Ali Vezaj dhe zyrtarë tjerë te BIK-ut.

Delegacioni i LDK-së uruan zyrtarët e BIK-ut për festën e Fitër Bajramit, dhe përgëzuan zyrtarët e BIK-ut për organizimet dinjitoze gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit.

“Në takim u theksua se LDK historikisht ka përquar mesazhe solidariteti dhe tolerance dhe ka kontribuar që paqja dhe bashkëpunimi të mbizotëroj mes nesh. Poashtu u vlerësua lartë bashkëpunimi dhe komunikimi i deritashëm në mes LDK-së dhe BIK-ut dhe u zotuan për vazhdimin e këtij bashkëpunimi”, thuhet në komunikatë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit