11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Avokati i Popullit për ligjin e pagave: Kushtetuesja të ketë konsideratë për të punësuarit në sektorin publik

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, pret që Gjykata Kushtetuese të veprojë duke pasur konsideratë interesin e të punësuarve të sektorit publik, sa i përket vendimin për Ligjin për Pagat.

Jashari, duke komentuar shtyrjen masës së pezullimit të këtij ligji deri më 30 qershor, tha se ka pasur katërdhjetë ankesa nga subjekte të ndryshme e individë.

Sipas tij, këto ankesa nuk kanë qenë për rritjen e pagës, por për arsye të mos figurimit të disa pozicioneve zyrtare në këtë ligj.

“Përmes neve është bërë një kërkesë në formë peticionit që të merren parasysh shqetësimet e punonjësve të arsimit dhe shëndetësisë. Kemi pranua mbi 40 ankesa nga subjekte dhe individë, të cilët e kanë vlerësuar trajtim të pabarabartë që iu është bërë përmes këtij ligji”, tha Jashari, në një intervistë për Ekonomia Online.

“Ne kemi shfaq dhe shpërfaq këto ankesa të këtyre kategorive të zyrtarëve që punojnë në administratë si dhe polici, shëndetësi. Jo për rritjen e pagës, sepse është vendim i shtetit, por shpresojmë që Gjykata Kushtetuese do të veprojë duke pasur konsideratë të interesit të madh mbi bazë të këtij ligji dhe afekton pjesën dërmuese të punësuarve të sektorit publik”.

Ndonëse pati kundërshtime, Jashari thotë se është e rëndësishme të fillojë implementimi i këtij ligji, ngase po tentohet që të rregullohet funksionimi i administratës publike për të vu në parime të barabarta sa i përket edhe pagesës.

“Ligji për Paga i takon Gjykatës Kushtetuese. Pasi ata kanë marrë vendimin për shtyrjen e masës së përkohshme deri në qershor. Megjithatë është e rëndësishme, sepse janë disa ligje bazë që tentojnë me rregullua funksionimin e administratës publike në Kosovë dhe për të vu në parime të barabarta si dhe pagesën. Ka pasur ankesa të shumta te ne dhe në Gjykatën Kushtetuese për trajtimin e pabarabartë që është bërë me ligjin”.

Sipas tij, ka qenë e pamundur zbatimi i ligjit për shkak të disa defekteve, shqetësime këto edhe të sindikatave.

“Ka pasur edhe institucione që kanë shfaqur shqetësimin se si mund të zbatohet ky ligj në kohën kur është miratuar nga Kuvendi sepse ka pasur shumë pozicione zyrtare që nuk janë figuruar në ligj. Ka qenë e pamundur për një ekzekutim të këtij ligji për shkak defekteve. Ne kemi paraqit shqetësimet tona dhe vlerësimet e sindikatave që janë paraqit”, tha Jashari.

Më Shumë

Ylli shkëlqen edhe ndaj Proton Cable Prizreni

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore shumë të vlefshme, duke mundur Proton Cable Prizrenin me rezultat 63:96 (16:28, 13:25, 19:22, 15:21), në javën e...

MKRS ndan Çmimet Vjetore për Teatër

Në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Pallatin e Rinisë në Ditën Botërore të Teatrit u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore...

Lajmet e Fundit