Interi rinovon kontratat me dy futbollistë

Drejtuesit e Inetrit po shfrytëzojnë periudhën e ndërprerjes së futbollit për të planifikuar më së miri të ardhmen e klubit dhe sipas raportimeve të mediave italiane, kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me dy nga shtyllat e repartit të mbrojtjes, Milan Skriniar dhe Stefan De Vrij.

“La Repubblica” raporton se mbrojtësi sllovak ka firmosur tashmë kontratën e re me Interin, që do ta mbajë në Milano të paktën deri në verën e 2025-ës, përkundër zërave që flasin për një largim të mundshëm të tij, ndërsa është arritur marrëveshja edhe me holandezin De Vrij, që pritet të hedhë firmën këto ditë.

Me De Vrij e Skriniar, por edhe të riun Bastoni, që ka treguar se mund të luajë në nivele të larta, Antonio Conte blindon prapavijën për një kohë të gjatë, ndaj gjatë verës vëmendja do të jetë në gjetjen e alternativave të duhura për ta, teksa synimi kryesor është mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla.

Më Shumë

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Lajmet e Fundit