8.8 C
Prizren
E martë, 8 Tetor, 2024

Avokati i Popullit, ndërmjetës për zgjidhjen e ngërçit protestues-rektorat

SamiKurteshi-avokati popullitAvokati i Popullit ka përcjellë për së afërmi tash sa ditë rrjedhën e protestës para rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Gjendja e krijuar tregon shenjat e dukshme të acarimit të mëtejmë dhe cenim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

“Eskalimi i situatës në përleshje midis protestuesve dhe forcave policore, në hyrje të hapësirave ku ndodhet Rektorati, është i rrezikshëm, i dëmshëm dhe i papranueshëm. Situata e krijuar dhe konfrontimi i dhunshëm para Rektoratit janë produkt i mungesës së debatit të domosdoshëm të botës akademike. Lëndimi i sotëm i dhjetëra protestuesve dhe policëve, është pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së këtij debati”, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit sugjeron që ky debat i zhvendosur në rrugë, të rikthehet brenda botës universitare, për të gjetur zgjidhje të pranueshme dhe në pajtim me standardet universale akademike.

“Bazuar në kompetencat kushtetuese dhe ligjore, Avokati i Popullit shpreh gatishmërinë që të ndërmjetësojë për të tejkaluar ngërçin mes studentëve dhe organeve udhëheqëse të Universitetit të Prishtinës, nëse të dy palët pajtohen për këtë”, theksohet më tej në reagim.

Sido që të jetë, në gjithë këtë situatë, Avokati i Popullit vlerëson se është e domosdoshme vetëpërmbajtja e të gjitha palëve nga çdo veprim që çon në përkeqësim të gjendjes së krijuar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Moti sot, diell dhe vranësira – temperaturat nga 3 deri në 21 gradë

Sot parashihet të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri...

Dogana parandalon futjen e mallrave me afat të skaduar në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka parandaluar futjet e mallrave me afat të skaduar në treg, në pikën kufitare në Vërmicë. Një subjekt importues kishte paraqitur për...

Lajmet e Fundit