Avokati i Xhelal Berishës: Marrëveshja me Shyhrete Berishën është afër

Shyhrete Berishës, suharekEnde pa nisur seanca e kontestit pronësor mes Shyhrete Berishës dhe kunatit të saj, avokati i Xhelal Berishës Naim Qela me një parashtresë ka kërkuar që kjo seancë të mos mbahet.

Qela mosmbajtjen e ka arsyetuar me fjalët se marrëveshja mes palëve të përfshira në këtë kontest është afër.

Shyhrete Berisha i mbijetoi masakrës së 26 marsit 1999 në familjen Berisha, por gjatë saj humbi burrin dhe fëmijët.

Ajo po kërkon të drejtën për ta trashëguar shtëpinë ku jetoi me burrin dhe fëmijët e saj. Shyhrete Berisha ka paditur të kunatin për moslejim të shfrytëzimit të kësaj shtëpie për 15 vjet./Kallxo.com/

Më Shumë

Musab Mala pritet të jetë transferi më i ri te Ylli

Golden Eagle Ylli duket se ka bërë zgjedhjen e parë në tregun e transferimeve. Burime të AsistiOnline.com bëjnë të ditur se klubi suharekas është shumë...

Dyshohet se fshehu 6 fletëvotime në Prizren, kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të komisionit zgjedhor

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve...

Lajmet e Fundit