4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

AVONET: Komuna e Prizrenit i jep tender kompanisë, pronari i së cilës është i dënuar për vepër penale

Rrjeti i OJQ-ve AVONET thotë se ka monitoruar dhe hulumtuar aktivitetin e prokurimit në Komunën e Prizrenit, konkretisht në aktivitetin e prokurimit me titull “Sigurimi fizik të objekteve të shëndetësisë primare në Komunën e Prizrenit”, ku gjatë hulumtimit në dosjen e ofertës së Grupit të Operatorëve Ekonomik MEB L.L.C.; SAS SH.P.K., përfaqësuar nga Anil Damka, ka nënshkruar deklaratën nën betim duke mos e njoftuar Autoritetin Kontraktues/Komunën e Prizrenit se pronari i OE “MEB L.L.C” sh.p.k, Anil Damka ka një aktgjykim nga Gjykata Themelore e Prizrenit – Departamenti i Përgjithshëm Penal, të datës 27.02.2018, i cili është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “kanosje”.

AVONET thotë se ka bërë hulumtim edhe në ofertën e dosjes së OE “MEB L.L.C” sh.p.k dhe janë identifikuar dokumentet që janë dëshmi se “z. Anil Damka ka në dosjen e ofertës së aktivitetit të prokurimit dokumentet që janë: deklaratë nën betim, certifikata e biznesit me informacion, marrëveshjet e bashkëpunimit, deklaratë, listat e punëtorëve në ATK (i renditur me nr 3), marrëveshja për shfrytëzimin e veturave të kompanisë ‘SAS’ shpk, emrimi i projekt – menaxherit, autorizimi individual i lëshuar nga ARKEP, autorizimet e noterizuara, licencat e noterizuara dhe vendimet”.

OE ‘MEB L.L.C’ sh.p.k, sipas AVONET-it, dyshohet që ka mashtruar AK, në këtë rast Komunën e Prizrenit duke ofertuar me ofertë në aktivitetin e prokurimit me titull “Sigurimi fizik të objekteve të shëndetësisë primare në Komunën e Prizrenit”, duke mos prezantuar aktgjykimin dhe duke plotësuar kushtin bazë, të cilën e ka kërkuar AK/Komuna e Prizrenit dhe kjo është në kundërshtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik në Kosovë, me nr. 04/L-042 nenin 65, paragrafi 3.

“Përfaqësuesi i OE ‘MEB L.L.C’, z. Anil Damka me datën 26.08.2022, ka nënshkruar deklaratën nën betim duke theksuar se; jam i përshtatshëm në përputhje me Nenin 65, të Ligjit mbi Prokurimin Publik në Kosovë, Ligji Nr. 04/L-042 i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-92”, thuhet në njoftimin e AVONET-it.

“Unë vërtetoj se i kam lexuar kërkesat e përshtatshmërisë në Nenin 65 të LPP-së, respektivisht paragrafin 6 të Informacionit për Tenderuesit dhe vërtetoj se i përmbush kërkesat e përshtatshmërisë për pjesëmarrje ne këtë procedure te prokurimit. Unë pranoj mundësinë e sanksionimeve penale dhe civile, gjobave dhe dënimeve, nëse unë për shkak të pakujdesisë dorëzoj çfarëdo dokumenti ose deklarata që përmban informata përmbajtësish të gabueshme ose mashtruese”, citon më tej ky grup i OJQ-ve.

AVONET konsideron se “kjo është një shkelje e rëndë e ligjit të prokurimit publik 04/L-042 dhe Kodit Penal të Republikës së Kosovës 06/L-074, andaj Autoriteti kontraktues duhet të veprojë dhe procedurojë për mashtrim të anëtarëve të komisionit vlerësues të tenderit dhe duke pezulluar aktivitetin e prokurimit e projektit dhe vërtetuar gjetjet e AVONET-it”.

Më tej, AVONET thotë se Kuvendi i Komunës së Prizrenit me datën 21.12.2022 ka bërë “Njoftim mbi Vendimin e Autoritetit Kontraktues”, duke cilësuar me Letër standarde për tenderuesin e suksesshëm (Kjo letër është për ofertuesin të cilit i është dhënë kontrata) në projektin “Sigurimi fizik të objekteve të shëndetësisë primare në Komunën e Prizrenit”, duke njoftuar se ju është dhënë kontrata me çmimin 76185,60 euro.

AVONET kërkon nga Organi kompetent – Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës – të fillojë hetimet lidhur me gjetjet e AVONET-it, sepse “OE ‘MEB L.L.C’, sh.p.k […] me përfaqësuesin z. Anil Damka, ka nënshkruar deklaratë nën betim nën dyshimin për vepër penale që është i sanksionuar sipas Kodit Penal te Republikës së Kosovës, me NR. 06/L-074 të neni 415, ‘keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’, po ashtu me nenin 383 ‘deklarimi i rremë nën betim’”.

AVONET kërkon nga Komuna e Prizrenit që të fillojë procedurat siç e parasheh ligji me 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës neni 99.2.

Më Shumë

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat minimale 0 gradë Celsius – maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit. Më pas pritet shtim i vranësirave, të cilat...

Përkujtohet dëshmori Ismajl Kryeziu

Të enjten është përkujtuar në 25 vjetorin e rënies heroike, dëshmori Ismajl Kryeziu. Në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu, është përkujtuar...

Lajmet e Fundit