Shaqiri po kthehet në Evropë, ky pritet të jetë klubi i tij i ri

Xherdan Shaqiri do të rikthehet në futbollin evropian.

Futbollisti kosovar në fakt do t’i japë fund shumë shpejt eksperiencës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Sipas mediave turke, kampioni aktual turk, Trabzonspor synon ta transferojë përfaqësuesin zviceran, të cilin e kishte kërkuar edhe në të kaluarën.

Shaqiri shihet si zëvendësues ideal i të lënduarit Edin Visca.

Trabzonspori synon ta ngrisë synimin për titull të kampionit dhe për këtë i nevojitet të përforcohet në aspektin ofanziv.

Shaqiri bëri paraqitje pozitive në Kupën e Botës, ndërsa aktualisht është lojtar i Chicagos në ligën MLS.

Shaqiri ishte transferuar në klubin amerikan për 7 milionë euro nga Lyoni, ku luajti shkurt pas eksperiencës në Liverpool.

Ish-futbollisti i Baselit, Bayern Munichut, Interit dhe Stoke Cityt do ta pëlqente një eksperiencë eventuale në Turqi, ku në të kaluarën e donte edhe Galatasaray

Më Shumë

Biblioteka e Prizrenit shënon 1 Qershorin me aktivitet festiv për fëmijë

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kopshti “Perspektiva”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit të Prizrenit, organizoi një aktivitet të...

“Oldtimer-ët” në Prizren – Makina “arkaike” në qytetin e vjetër

Qytetit të vjetër të Prizrenit i është shtuar një atmosferë e veçantë me ekspozimin e makinave të vjetra, të njohura si “oldtimer”. Në sheshin “Shadërvan”...

Lajmet e Fundit