Badallaj thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Prizrenit

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Sulltan Badallaj, ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.

Seanca do të mbahet të premtën e kësaj jave.

Për shkak të kushteve pandemike, kjo mbledhje do të mbahet tek shtëpia e kulturës “Xhemajli Berisha”, duke filluar në orën 10:00.

Për punën e kësaj mbledhjeje do të jetë ky rend dite:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për lirimin nga pagesa e qirasë dhe taksave për bizneset në Komunën e Prizrenit për periudhën gjashtë (6) mujore (mars-gusht 2020) për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i memorandumit për mbështetje financiare për Strehimoren e grave dhe fëmijëve;

3. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit komunal të veprimit për efiçiencë të energjisë (PKVEE) 2019-2021

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit