4.2 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Bajrami: Vetëm një kërkesë nga kontrata kolektive s’është plotësuar

Arsim Bajrami-ministri arsimitMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka kërkuar nga të gjithë mësimdhënësit në Kosovë që t’i japin kohë për trajtimin dhe plotësimin e të gjitha kërkesave. Ai tha se nga të gjitha kërkesat, vetën ajo për shujtën ka mbetur pa u plotësuar.

Greva e cila ka filluar sot në mësimin parauniveristar në gjitha shkollat e Kosovës, nuk ka mbetur në vesh të shurdhër, madje është komentuar edhe nga ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i cili tha se për grevë janë duke biseduar më gjitha Sindikatat.

Ai tha se nga kontrata kolektive të gjitha kërkesat janë plotësuar, përpos shujtës për mësimdhënësit.

Këto komenti i pari i arsimit i bëri gjatë vizitës që pati në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, me ambasadorin e Britanisë së Madhe Ian Cliff.

“Sa i përket grevës Ministria e Arsimit është duke biseduar me Sindikata. Ne kemi marrë të gjitha veprimet e nevojshme për plotësimin e kontratës kolektive dhe nga gjitha kërkesat vetëm një s’është plotësuar kërkesa për shujtë, por jemi duke punuar që edhe kjo kërkesë të merret në konsideratë në momentin e caktuar nga Qeveria dhe unë ftoj të gjithë mësimdhënësit që të kenë mirëkuptim. Qeveria është e re ka vetëm një muaj, pra të kenë mirëkuptim dhe të japin kohë për trajtimin dhe plotësimin e të gjitha kërkesave të Sindikatave”, u shpreh Bajrami.

I pyetur se deri ku ka arritur marrëveshja për kontratën kolektive, Bajrami u shpreh se edhe për shujtë janë duke punuar që kjo kërkesë të merret në trajtim.

“Praktikisht nga të gjitha kërkesat e kontratës kolektive ka mbetur ende e pa plotësuar vetëm kontrata, pra pjesa që ka të bëjë vetëm më shujtën, por ne jemi duke punuar bashkë me Sindikatën, bashkë me Qeverinë që edhe kjo kërkesë të merret në trajtim nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Financave dhe në një moment të caktuar të shohim edhe mundësitë e implementimit të saj”, thotë ai.

Më Shumë

Totaj uron Fitër Bajramin: Solidariteti dhe vlerat njerëzore na bëjnë më të bashkuar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përcjellë sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër...

Opoja i jep lamtumirën e fundit luftëtarit të Koshares, Afrim Sinani

Në prani të familjarëve, bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve institucionalë e fetarë dhe shumë qytetarëve, sot në fshatin Zapllugje të Opojës, në komunën e Dragashit, iu dha...

Lajmet e Fundit