11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Zgjedhjet në AAK, në pranverë

Ramush haradinaj ne zgjedhjeKëshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot ka vendosur që më 21 mars të fillojë procesi i zgjedhjeve brenda kësaj partie në nivel lokal dhe qendror.

Ramush Haradinaj tha se ky proces do të zgjasë dy muaj. Sipas tij në AAK nuk do të kenë vend për njerëz që kanë abuzuar në emër të partisë e që janë ndesh me ligjin.

Ai ka folur edhe për migrimin dhe deklaratën e ministrit Aleksandër Jabllanoviq. Për kryetar të kësaj partie sërish do të rikandidojë lideri aktual Ramush Haradinaj.

Lideri i AAK-së ka folur edhe rreth ikjes së qytetarëve të Kosovës jashtë vendit, duke fajësuar kështu Qeverinë për këtë gjendje.

Sipas Haradinajt pa ikur kjo qeveri nuk do të ndalet migrimi i kosovarëve drejt vendeve të BE-së.

Haradinaj tha se ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq duhet ta tërheq deklaratën e tij, ku i ka quajtur protestuesit në Gjakovë egërsira.

Ndër të tjera, Haradiniaj tha se partia e tij ka humbur shumë në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale, por është shprehur i bindur se me reformat që do të ndodhin brenda AAK-së kjo parti sërish do ta rimarrë veten. /Telegrafi/

Më Shumë

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. “Temperaturat minimale...

Aksidenti me tre të vdekur në autostradën e Prizrenit, aktakuzë për dy shoferët

Prokuroria Themelore në Prizren, kanë ngritur aktakuzë ndaj dy shoferëve A.S., dhe I.H, për shkaktimin e aksidentit në autostradë, ku vdiqën tre persona. Rasti kishte...

Lajmet e Fundit