8.1 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Baladë në shkrepa

Hajdar Mallaku

 

Me një fije eshke,
Vënë mbi shkrepat strallë
Fërkonim me urorin e zemrës
Shkëndijat që na mbanin gjallë.

Por pak nga pak gjatë historisë
I dëshpruam shqipet;
Nuk u lamë as shkrepa
Për ta nisur fluturimin;
Për t’u shkëputur nga pika zero
Si atleti dhe për ta provuar zemrën
Në vigjëlimin atdhetar.
Nuk u lamë fusha,
Hambarët i lamë gojëhapur;
Nuk u lamë qytete
Për ta ruajtur qytetërimin;
Nuk u lamë altarë
Që me Zot ta ushqenim shpirtin;
Nuk u lamë dete, lumenj e liqene
Për ta larë djersën e krenarisë ilire.
Kot derdhim lotë
Për Ilirinë e dikurshme krenare
Që sot si bebe e lidhim në djep.
Ne këngën me lahutë
E kënduam edhe kur s’fituam.
Sot unë dhembjen e kam hipur
Në maje të Alpeve,
Se Alpet na e dhanë emrin Albanë.
Po këtë herë e kam për tjetër,
Për atdheun që zgrapet e rrudhet
E klith e denes deri në xhamë.
Kosova si nënë jetime,
Me duar në gjinj
Ngjitet në maje të Qakorrit,
Si Ajkuna dikur,
U bën zë varreve e emërvendeve shqip
A përgjigjet kush ?!
Apo kënga epike
Lahutës i ka mbetur në fyt…

Më Shumë

Komuniteti i Suharekës angazhohet për një mjedis më të pastër

Në kuadër të përpjekjeve për promovimin e një mjedisi më të qëndrueshëm, punëtoria “Qëndrueshmëria Mjedisore dhe platforma ndreqe.com” mblodhi përfaqësues të OJQ-ve lokale, ambientalistë,...

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Mustafë Gashi nga Suhareka

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë Gashi nga Suhareka. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët...

Delirium

Lajmet e Fundit