Bale mbetet në Real

Gareth Bale nuk e ka në plan që të largohet nga Real Madridi në këtë verë.

Anësori uellsian po rikthehet te “Los Blancos” pas një huazimi që e kishte te Tottenham Hotspuri.

Bale thuhet se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Carlo Ancelottin, duke kërkuar konfirmimin nga italiani rreth të ardhmes së tij. Kështu, Bale do të qëndrojë deri në fund të edicionit 2021/2022 te Real Madridi.

Kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe ai do të largohet i lirë, pasi Florentino Perez nuk e dëshiron më në klub. Uellsiani është aktualisht lojtari më i paguar në klub dhe paga e tij ka bërë që Real Madridi të kërkojë në vazhdimësi shitjen e tij, por Ancelotti i ka ofruar edhe një shans.

Më Shumë

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Lajmet e Fundit