15.3 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Bali Muharremaj: I respektoj ata që e fitojnë votën, nuk mundem të ankohem ndaj Qeverisë kam pasur mjaft projekte

“Viti i kaluar ka qenë më i suksesshmi, unë jam kryetar i komunës , i përkas një partie politike, i respektoj institucionet e Republikës së Kosovës pa dallim, ata që e fitojnë votën. Unë nuk mundem me i’u ankuar sepse kam pasur mjaft projekte nga Qeveria e Kosovës. E kemi një rrugë që shkon në Bjeshkët e Sharrit që është vlera 3 milion euro, e kemi unazën e djathtë në bashkëpunim me ministrinë që vazhdon një projekt që vlera është 2 milion euro, dhe masandej kam pas projekte me Ministrin e Zhvillimit Rajonal me Ministrin e Pushtetit Lokal dhe të gjitha këto janë projeket që në aspektin ligjor nuk kam të drejt me u ankuar”, shtoi ai.

Megjithëse, Bali Muharremaj analizoi se ku do t’i kenë problemet si komunë.

“Këtë vit kemi me pas probleme me fuqinë punëtore, vazhdimisht kompanitë kërkojnë punëtor. Kemi fabrikën e tekstilit, kemi grupin e fermereve të femrave, çka është interesante në Suharekë kemi përmbi 15 femra që janë fermere”.

Sa donacione i pret Bali Muharremaj për këtë vit?

“Këtë vit e kalojmë 1 milion euro donacione prej kompanive po flas. Edhe këtë mandat mos harroni e kalojmë 10 milionë euro donacione për katër vite. Donacionet mbesin e lënë një shejë, e lënë një histori.”

Më Shumë

Promovohet libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999”

Në Malishevë u promovua libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999” i autorit Nysret Sertolli, një vepër që dokumenton ngjarjet tragjike të...

Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjëhershëm

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit në Hagë ka hyrë në fazën përfundimtare, pas më shumë se 33 muajsh shqyrtim provash dhe dëgjim të qindra...

Lajmet e Fundit